×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi s’e respekton vendimin e Qeverisë, ia shtron ahengut me çiftelia në Rezallë

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    Presidenti Hashim Thaçi po i vazhdon vizitat në familjet e bashkëluftëtarëve të tij, që i shpeshtoi pas propozim-aktakuzës së ngritur nga Gjykata Speciale.

    Ai këtë mbrëmje zgjodhi konakun e Hajrë Gashit nga Rezalla e Drenicës, të cilin lavdëroi për ndërtimin e topit të parë në mënyrë artizanale gjatë luftës që u quajt “Topi i Rezallës”.

    “Sonte, në familjen e bashkëluftëtarit të orëve të para të UÇK-së, Hajrë Gashi, në Rezallë. Hajra e ka ndërtuar topin e parë në mënyrë artizanale gjatë luftës, që ne e quanim “Topi i Rezallës”. Ai, djemtë e tij dhe gjithë Drenica, kanë dhënë kontribut të madh në luftën tonë çlirimtare!”.

    Por, këto fjalë të mira për bashkëluftëtarin e tij, Thaçi i tha pas një ahengu me disa persona në odë. Në fotografinë e publikuar nga vetë ai shihet se mbledhimi u bë pa distancë sociale dhe maska derisa po shoqëroheshin me muzikën e çiftelisë.

    Ndalimi i ahengjeve ishte një nga masat që mori Qeveria e Kosovës për frenimin e përhapjes së pandemisë.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme09 Dhjetor 2023
    Mospranimi i rasteve në Institutin e Psikiatrisë Forenzike (IPFK), ia bëjnë punën shumë më të vështirë Shërbimit Korrektues, i cili nuk është...
    Lajme09 Dhjetor 2023
    Kryetrari i Preshevës, Shqipërim Arifi ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se i ka përçarë shqiptarët në Luginë. Ai ka përmendur...
    Lajme09 Dhjetor 2023
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Berlin të Gjermanisë është takuar me bashkëkryetarin e partisë gjermane SPD, Lars Klingbeil. Kurti...
    Të tjera
    Lajme09 Dhjetor 2023
    Është publikuar edhe videoja e momentin kur Granit Plava hyn në restorantin ku po darkonte Naim Murseli, Liridona Ademaj dhe dy fëmijët...
    Lajme09 Dhjetor 2023
    Janë publikuar video ku shihet momenti kur Naim Murseli dhe Liridona Ademaj hyjnë në një restorant natën ku ajo u vra. Video...
    Lajme09 Dhjetor 2023
    Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar edhe një herë lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt. Ai ka thënë...
    Sport09 Dhjetor 2023
    Milani po përgatitet të shesë Rade Kruniç në janar dhe ka vendosur një çmim në mes të interesit nga Fenerbahçe dhe Olympique...
    Lajme09 Dhjetor 2023
    Bashkimi Evropian e ka mirëpritur nënshkrimin e sotëm të kontratës komerciale ndërmjet kompanisë energjetike të Kosovës KEDS dhe kompanisë, Elektrosever. BE-ja me...
    Lajme09 Dhjetor 2023
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në vazhdën e takimeve me degë, ka takuar sot strukturën e asaj...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.