[wp-story]

Lajme

Thaçi pranon kredencialet nga ambasadorja e re e Francës në Kosovë

Thaçi pranon kredencialet nga ambasadorja e re e Francës në Kosovë
17:38 | 06 Shtator 2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar sot kredencialet e ambasadores së re të Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti Thaçi në rrjetin e tij social Twitter, raporton Front Online.

Ai është shprehur se liria, pavarësia, shtet-ndërtimi, fuqizimi i demokracisë dhe subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës janë inkurajuar nga mbështetja e Francës dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtar.

“Pranova kredencialet nga ambasadorja e re e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel. Liria jonë, pavarësia, shtet-ndërtimi, fuqizimi i demokracisë dhe subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës janë inkurajuar nga mbështetja e Francës dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtar”, ka shkruar Thaçi./Front Online./

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera