[wp-story]

Lajme

Thaçi përkujton veprën e Jusuf e Bardhosh Gërvalles dhe Kadri Zekës

Thaçi përkujton veprën e Jusuf e Bardhosh Gërvalles dhe Kadri Zekës
09:29 | 17 Janar 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar veprimtarët e shquar të lëvizjes kombëtare, Jusuf Gërvallen, Bardhosh Gërvallen e Kadri Zekën në 38 vjetorin e vrasjes së tyre.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se kjo ishte një goditje e rëndë për lëvizjen patriotike.

Vrasja e tyre vazhdon të jetë e pazgjidhur edhe pas katër dekadave.

Postimi i plotë i presidentit Thaçi në Facebook:

Tre veprimtarë të shquar të lëvizjes kombëtare: Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, para 38 viteve u vranë nga segmente të shërbimit sekret jugosllav. Ishte një goditje e rëndë për lëvizjen patriotike, si jashtë, ashtu dhe brenda Kosovës, pikërisht kur po bashkërendoheshin grupet politike në një front të përbashkët. Edhe pas katër dekadave ende nuk është zbardhur ky krim i kryer në Gjermani.

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera