×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi për mungesën e tij në Shtëpinë e Bardhë: Nuk ka rëndësi prezenca fizike

    FrontOnline
    07 Shtator 2020

    Presidenti Hashim Thaçi mungoi në takimin në Shtëpinë e Bardhë, ku Kosova e Serbia nënshkruan marrëveshje ndaras, në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump. Ai thotë se nuk ka lidhje që s’ishte i pranishëm në takimet e Uashintonit.

    Presidenti, që ka ndalur cdo vizitë jashtë vendit prej që Prokuroria Speciale në Hagë publikoi dorëzimin e aktakuzës ndaj tij, ka folur për mungesën e tij në Uashington javën e kaluar.

    Thaçi në konferencën e mbajtur të hënë, tha se për të nuk është e rëndësishme kush përfaqëson Kosovën, por është e rëndësishme “substanca” e marrëveshjeve.

    “Për mua me rëndësi është shpirti dhe substanca e marrëveshjes. Më e rëndësishme sesa prezenca fizike. Kosova mund të ketë sukses me lidershipin e SHBA-së, me atë që mund të arrihet në Shtëpinë e Bardhë. Ndihem tepër mirë që ranë ato fluska të gënjeshtra që u përhapën për thika e për harta. Ku mbetën ato konspiracione e akuza, ata duhet t’u kërkojnë falje qytetarëve për atë konfuzion që e krijonin në opinion politik”, është shprehur Thaçi.

    Në bisedimet në Shtëpinë e Bardhë, delegacionin kosovar e ka udhëhequr kryeministri Avdullah Hoti, e rrjedhimisht edhe e ka nënshkruar marrëveshjen.

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Qytetarët serb në katër komunat veriore kanë bojkotuar votimin për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë. Nga rreth 45 mijë qytetarëve me të drejtë...
    Lajme23 Prill 2024
    Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka zhvilluar takim me Komisionin e Senatit për Punë të Jashtme dhe Sigurisë nga Republika...
    Lajme23 Prill 2024
    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Para se të rikthehej në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia ka udhëhequr për disa muaj spitalin privat “Olive”. Megjithatë, pas...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Zvicra ka ngrirë asete ruse në vlerë 5.8 miliardë franga zvicerane, njoftoi të martën Qeveria e saj. Kjo përbën një rënie të...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka thënë se nuk ka e ka armik kryeministrin e Kosovës Albin Kurti....
    Lajme23 Prill 2024
    Abelard Tahiri shef i grupit parlamentar i Partisë Demokratike ka reguar pasi që Departmenati i Shtetit Amerikan permendi korrupsionin brenda Qeverisë së...
    Lajme23 Prill 2024
    Të martën në Prishtinë u lansua kampanja “Ndrysho për Klimën”, organizuar nga USAID dhe programit për grante. Në këtë kampanjë u tha...
    Lajme23 Prill 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është ndaluar të martën nga autoritet serbe në pikën kufitare në Merdare, raporton Ekonomia Online....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.