Presidenti i vendit, Hashim Thaci, ka mbajtur konferencë për medie pas takimit me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, raporton Front Online.
Presidenti Thaçi u shpreh se me Lajçakun biseduan për mundësinë e arritjes së një marrëveshje finale për njohje reciproke.
“Para pak çastesh si president përfundova një takim me zotin Lajçak. Mund të konkludoj se bashkëbisedimi ynë ka qenë takim korrekt, konstruktiv, bisedë e hapur dhe miqësore me drejtimin e mundësive për arritjen e marrëveshjes finale që do të nënkuptonte njohjen si shtete sovrane dhe mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në OKB”, tha ai.
Thaçi ripërsëritur qëndrimin se BE-ja duhet sa më shpejt të liberalizoj vizat për Kosovën.
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/671922803455353/

Të tjera
-
18:05 | 06 Korrik 2022
-
17:59 | 06 Korrik 2022
-
17:54 | 06 Korrik 2022
-
17:50 | 06 Korrik 2022
-
17:49 | 06 Korrik 2022
-
17:49 | 06 Korrik 2022
-
17:48 | 06 Korrik 2022
-
17:47 | 06 Korrik 2022
-
17:40 | 06 Korrik 2022
-
17:39 | 06 Korrik 2022
-
17:33 | 06 Korrik 2022
-
17:31 | 06 Korrik 2022