×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi paraqitet sot në Hagë

    FrontOnline
    13 Korrik 2020

    Presidenti i Hashim Thaçit sot do t’i dëgjojë dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të Prokurorit të Sepcializuar në Hagë lidhur me akuzat për krime lufte.Ai ka mbërritur në Hagë dje, ndërsa paraprakisht në një intervistë për Top Channel, Thaçi tha se sikur të gjithë bashkëluftëtarët e tjerë të UCK-s që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes të Dhomave të Specializuara ,edhe ai i është përgjijgur njejtë.

    “Do të sillem në përgjegjësi të plotë me rrethanat e krijuara me obligimet tona qytetare, obligimet tona kushtetuese dhe ligjore. E di se ka qenë një padrejtësi historike kur janë themeluar këto dhoma të specializuara, por dua të theksoj edhe sot se ka qenë një vendim shumë i rëndë i Kuvendit të Republikës së Kosovës por një vendim strategjikisht i drejtë”, deklaroi Thaçi.

    Zyra e Prokurorit të Specializuar para dy javësh njoftoi se ndaj ish-drejtorit politik të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe ish-shefit të SHIK-ut, Kadri Veseli, është deponuar aktakuza në Dhomat e Specializuara.Një gjykatës i procedurës paraprake në Dhomat e Specializuara ka afat që deri më 24 tetor që ta konfirmojë ose ta hedhë poshtë aktakuzën ndaj Thaçit, Veselit dhe të tjerëve.
    Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë, romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.

    Prokurori i Specializuar e kishte vlerësuar të domosdoshme nxjerrjen e njoftimit publik për akuzat, për shkak të, siç thuhet, përpjekjeve të përsëritura të Thaçit dhe Veselit për pengimin dhe sabotimin e punës së Dhomave të Specializuara.Ndonëse presidenti ka vazhduar të qëndrojë në zyrë, ai ditëve të fundit i ka pezulluar aktivitetet publike duke iu kthyer vizitave te memorialet, ish-bashkëluftëtarët dhe familjet e dëshmorëve. Një ditë para intervistimit, Thaçi ka bërë homazhe edhe te varri i ish-veprimtarit dhe të burgosurit politik, Adem Demaçi.Para shkuarjes në Hagë, Thaçi u zmbraps edhe nga hezitomi për t’ia vazhduar mandatin misionit të EULEX-it, i cili është i ndërlidhur edhe me Gjykatën Speciale.Ky mision vazhdon ta menaxhojë programin për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe u ndihmon Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar me mbështetje logjistike dhe operacionale.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2025
    Për shkak të fluksit të shtuar të qytetarëve dhe pranisë së bashkatdhetarëve nga diaspora, Komuna e Prishtinës ka vendosur të zgjasë orarin...
    Lajme13 Korrik 2025
    Edhe sot Bitcoin vazhdoi rritjen rekord, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej pak më shumë se 118,839 dollarësh të vendosur dy...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një aksident ka ndodhur në fashitin Kçiq të Mitrovicës. Në këtë aksident që ka ndodhur në ora 21:34 është përfshirë një veturë...
    Të tjera
    Sport13 Korrik 2025
    Chelsea po avancon me rezultat të thellë 3-0 pas pjesës së parë ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Më 2 korrik 1990, mbi 5 mijë shqiptarë sfiduan një nga regjimet më të egra të Europës Lindore, duke hyrë në ambasadat...
    Lajme13 Korrik 2025
    Edhe pse Komuna e Gjakovës ka ndërtuar rreth 4 mijë metra kanale për ujitje në katër vjetët e fundit, fermerët e disa...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Mollopolc të komunës së Shtimes, ku një...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka treguar se jeton në një shtëpi të ndërtuar 53 vjet më parë edhe pse ka qenë...
    Lajme13 Korrik 2025
    Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Brendan Hanrahan është takuar edhe me udhëheqësit e Listës Serbe. Delegacioini i Listës Serbe është...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.