[wp-story]

Lajme

Thaçi në takim me senatorin amerikan përmend dialogun por jo temat e vështira

Thaçi në takim me senatorin amerikan përmend dialogun por jo temat e vështira
19:10 | 04 Shtator 2019

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, është deklaruar rreth takimit të sotëm me senatorët amerikanë Ron Johnson dhe Chris Murphy, shkruan Insajderi.

Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ishte një takim përmbajtjesor me miqtë e Kosovës.

“Mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është unike, si nga republikanët, po ashtu edhe nga demokratët. Partneriteti ynë me SHBA-në ka qenë dhe mbetet vendimtar në çdo proces për Kosovën. Kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili do të përfundojë me njohjen e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin tonë në NATO, BE dhe OKB”, ka shkruar Thaçi.

Pas takimit me politikanët, senatorët amerikanë mbajtën një konferencë për media, ku përmendën dialogun me Serbinë si dhe thanë që të dy shtetet duhet të marrin vendime të vështira.

“Sa i përket dialogut duhet të të vazhdojë dialogu dhe të marrin vendime të vështira, duhet që ky dialog të ketë kuptim dhe në të mirën e të dy shteteve”, thanë ndër të tjera ata. /Front Online/

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera