[wp-story]

Lajme

Thaçi në pritjen për nder të ish-presidentit Chirac: Jemi krenarë që jemi pjesë e vlerave dhe qytetërimit perëndimor

Thaçi në pritjen për nder të ish-presidentit Chirac: Jemi krenarë që jemi pjesë e vlerave dhe qytetërimit perëndimor
19:41 | 30 Shtator 2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,ka marr pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, për nder të ish-presidentit Jaqcues Chirac.

Thaçi në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se trashëgimia politike e presidentit Chirac për sigurimin e paqes në Evropë u vlerësua lart nga të gjithë dhe do të jetë gjithmonë frymëzuese.

Ai ka shkruar se Kosova është krenare që është  pjesë e vlerave dhe qytetërimit perëndimor.

“Bashkë me liderë botërorë mora pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, për nder të ish-presidentit Jaqcues Chirac. Trashëgimia politike e presidentit Chirac për sigurimin e paqes në Evropë u vlerësua lart nga të gjithë dhe do të jetë gjithmonë frymëzuese. Jemi krenarë që jemi pjesë e vlerave dhe qytetërimit perëndimor. Presidenti Macron ma konfirmoi se mbetet i përkushtuar për të ndihmuar Kosovën dhe tërë rajonin në rrugën e integrimit në BE dhe NATO”, ka shkruar Thaçi.

Kujtojmë që Chirac ka vdekur më 26 shtator në Paris në moshën 86-vjeçare. Ai ishte president i Francës për dy mandate nga 1995 deri më 2002 dhe 2002 deri më 2007, kurse më parë ka qenë kryeministër i vendit dhe kryetar i Parisit.

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera