Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi në mënyrë të jashtëligjshme ia jep edhe një mandat konsullit në Tiranë

    FrontOnline
    20 Shtator 2020

    Presidenti Thaçi vazhdon t’i sfidojë vendimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, duke refuzuar tërheqjen e diplomatëve që u ka skaduar mandati dhe kanë probleme me ligjin. Në fillim të shtatorit, presidenti në mënyrë të jashtëligjshme ka firmosur dekretin nëpërmjet të cilit i vazhdohet mandati edhe për katër vjet të tjerë konsullit të përgjithshëm në Tiranë, Halim Krasniqi.

    “1. Z. Halim Krasniqi riemërohet konsull i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Tiranë, Republika e Shqipërisë.

    2. Ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij dekreti”, thuhet në dekretin që mban datën 4 shtator 2020”, shkruan në dekretin.

    Derisa Presidenca nuk ka sqaruar bazën ligjore të dekretit, në Ministrinë e Jashtme i kanë thënë KOHËS se kërkesën e kanë bërë për tërheqjen e Krasniqit nga Konsullata.

    “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, në pajtim me afatet kohore, dhe duke respektuar legjislacionin në fuqi, ka përcjellë kërkesën në Presidencë për tërheqje nga misioni te konsullit të përgjithshëm, z.Halim Krasniqi. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk ka marrë asnjë vendim tjetër për rastin në fjalë, prandaj luteni që përgjigjet në pyetjet tuaja t’i kërkoni në Presidencë”, thuhet nga Ministria e Jashtme.

    Vendimi për tërheqjen e Krasniqit ishte marrë më 30 mars të këtij viti nga ish-ministri Glauk Konjufca. Por presidenti ka refuzuar ta dekretojë tërheqjen gjatë kohës së Konjufcës, por edhe pas ardhjes së Meliza Haradinajt në krye të Ministrisë.

    Sipas Ligjit për shërbimin e jashtëm, emërimi i konsujve të përgjithshëm bëhet me dekret të presidentit të Republikës së Kosovës, pas rekomandimit të ministrit të Punëve të Jashtme. Në rastin e Krasniqit, i cili është vëllai i sekretarit të Qeverisë, Fitim Krasniqi, ky rekomandim ka munguar.

    “7.10. Emërimi i konsujve të përgjithshëm bëhet me dekret të presidentit të Republikës së Kosovës. Rekomandimi bëhet nga ministri i Punëve të Jashtme”.

    Mbështetur në ligj, të emëruarit në pozitën e ambasadorit dhe shefit të misionit, që nuk janë anëtarë në detyrë të Shërbimit të Jashtëm, shërbejnë vetëm për një mandat, dhe pas përfundimit të tij Ministria nuk ka obligim ndaj tyre.

    “7.8. Të emëruarit në pozitën e ambasadorit dhe shefit të Misionit që nuk janë anëtarë në detyrë të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës shërbejnë vetëm për një mandat, dhe pas përfundimit të këtij mandati, nuk konsiderohen pjesë e Shërbimit të Jashtëm”, shkruan në nenin.

    Në përfundim të mandatit të parë, Krasniqi ishte denoncuar nga një zyrtare e Konsullatës me akuzën për sulm fizik, rast për të cilin kishte raportuar “Koha Ditore”.

    Derisa MPJ nuk ka ofruar sqarime se cili ka qenë epilogu i këtij rasti, KOHA merr vesh se Komisioni për Grada dhe Disiplinë e ka mbyllur çështjen nën arsyen se ata nuk mund ta luajnë rolin e Gjykatës. Por një padi nga ish-zyrtarja e Konsullatës është ngritur edhe në Gjykatën Themelore të Prishtinës para pesë muajsh. KOHA ka pyetur në këtë institucion për ecurinë e rastit, por ka munguar përgjigjja.

    Ligji për shërbimin e jashtëm obligon pezullimin nga puna të zyrtarit, “kur ndaj tij/saj fillon procedura për vepër penale, deri në marrjen e një vendimi gjyqësor të formës së prerë”.

    Po ashtu në nenin 6, i cili flet për “Emërimin e ambasadorëve dhe shefave të misioneve”, shkruan se “ambasadorët, konsujt e përgjithshëm dhe shefat e tjerë të misioneve nuk duhet të jenë nën hetime.

    “6.1. Ambasadorët, konsujt e përgjithshëm dhe konsujt, si dhe shefat e tjerë të misioneve duhet të plotësojnë kërkesat si në vijim: a) kanë shtetësi të Kosovës; b) kanë zotësi të plotë për të vepruar; c) nuk janë dënuar për kryerje të veprës penale ose nuk janë nën hetime; d) nuk janë subjekt i masës disiplinore të largimit nga puna; e) janë në gjendje të mirë shëndetësore për të kryer detyrën”.

    Halim Krasniqi ishte emëruar konsull i përgjithshëm në Tiranë më 26 prill të vitit 2016, nëpërmjet një dekreti të firmosur nga presidenti Hashim Thaçi, të njëjtin muaj kur ky i fundit ishte inauguruar president i vendit. Dekreti kishte hyrë në fuqi ditën e nënshkrimit, pavarësisht faktit se atëkohë nuk kishte konsullatë të formuar, ndërsa Krasniqi vepronte në kuadër të Ambasadës.

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme02 Qershor 2023
    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e ka vlerësuar aventureske qasjen politike të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti gjatë muajve të fundit. Kërkesat...
    Lajme02 Qershor 2023
    Numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme në nivel vendi ka shkuar duke rënë vazhdimisht. Krahasuar me vitin shkollor 2008/2009,...
    Lajme02 Qershor 2023
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ende nuk është vendosur nëse serbët do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme...
    Të tjera
    Bota/Rajoni02 Qershor 2023
    Të paktën 70 persona kanë vdekur dhe më shumë se 350 janë plagosur pas përplasjes së trenave në Indi. Mediat raportojnë se...
    Bota/Rajoni02 Qershor 2023
    Gjykata e shkallës së parë e Elbasanit, në Shqipëri, liroi nga burgu ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ndërsa i kishte mbetur pa...
    Lajme02 Qershor 2023
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani që ta ushtrojë detyrën e saj kushtetuese për...
    Lajme02 Qershor 2023
    Politikani shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti ka vizituar sot prindërit e ish-presidentit Hashim Thaçi në Kosovë. I shoqëruar nga zëvendëskryeministri...
    Lajme02 Qershor 2023
    Pas më shumë se tetë orëve, ka përfunduar debati parlamentar për situatën në veri. Opozita ka hedhur kritika ndaj pushtetit për zhvillimet...
    Lajme02 Qershor 2023
    Kryetari i Mitrovicës Veriore, Erden Atiq ka thënë se mandati i tij do të zgjasë deri në vitin 2025, kur në Kosovë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.