[wp-story]

Lajme

Thaçi në Berlin kërkon heqjen e vizave

Thaçi në Berlin kërkon heqjen e vizave
16:00 | 06 Dhjetor 2019

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka theksuar sërish padrejtësitë e Bashkimit Evropian në raport me Kosovën, shkruan “Front Online’.

Ai në konferencën e sotme në Berlin përmendi se Bashkimi Evropian duhet të marrë vendimin për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Edhe hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të bëhet në të ardhmen e afërt. Bllokimi i qytetarëve tanë dhe bllokimi i këtyre negociatave ishin mesazhe shumë të këqija për tërë Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Konferenca e sotme në Berlin ishte një mundësi e mirë për t’i theksuar sërish padrejtësitë e Bashkimit Evropian në raport me Kosovën dhe rajonin tonë. Republika e Kosovës e meriton liberalizimin dhe Bashkimi Evropian duhet ta marrë vendimin për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët tanë sa më shpejt që është e mundur. Edhe hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të bëhet në të ardhmen e afërt. Bllokimi i qytetarëve tanë dhe bllokimi i këtyre negociatave ishin mesazhe shumë të këqija për tërë Ballkanin Perëndimor. Për më tepër, ishte mundësi e mirë për të dhënë mesazhin se Bashkimi Evropian duhet të tregojë vizion në qasjen ndaj rajonit. Me politikë të drejtë dhe vizion të qartë të Bashkimit Evropian, i gjithë rajoni ynë së bashku mund të ecë përpara. HTH/Front Online/

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera