×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi nderon përkushtimin dhe sakrificën e Adem Demaçit

    FrontOnline
    12 Korrik 2020

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi një ditë para se të udhëtojë për në Hagë si i ftuar nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar, ka bërë homazhe pranë varrit të veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

    Thaçi tha se Demaçi dha gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, për çka shtoi se sakrifica e tij është sinonim i lirisë së Kosovës dhe motivi për të gjithë që sot janë të lirë dhe të pavarur.

    Thaçi: Jam sot këtu për të nderuar dhe respektuar simbolin e rezistencës kombëtare

    “Jam sot këtu për të nderuar dhe respektuar simbolin e rezistencës kombëtare, emblemën e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, për të nderuar jetën, përkushtimin dhe sakrificën e Adem Demaçit, i cili dha gjithçka për lirinë, pavarësinë e Kosovës dhe bashkim kombëtar. Jeta dhe vepra e Demaçit do jenë gjithmonë simbol, por edhe janë motiv dhe energji për gjithë atë angazhim që na pret edhe në të ardhmen që të jemi pjesë e NATO-së dhe Bashkimit Evropian dhe ruajtjen e raporteve të përjetshme me ShBA-të. Sakrifica e Adem Demaçit është sinonimi i lirisë së Kosovës dhe motivi për të gjithë ne që sot jemi të lirë dhe të pavarur”, tha ai./kp/

    Presidenti i vendit Hashim Thaçi, nesër do të udhëtojë për në Hagë për t’u intervistuar nga Prokuroria Speciale.

    Kujtojmë se me 24 qershor, Prokuroria Speciale ka bërë publike propozim-aktakuzat ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli

    Zgjerimi i Comoditës në SHBA: “Nap Queen Sleep”, krenaria e shqiptarëve
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet lokalisht të ketë...
    Lajme18 Prill 2024
    Mosmbajtja e zotimeve të kryeministrit, Albin Kurti, ndaj bashkësisë ndërkombëtare është shkaku që draft-statuti i Asociacionit duhet të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, deklaron se mbetet i hapur për bashkëpunim me opozitën edhe pse u refuzua nga LDK e PDK....
    Të tjera
    Lajme18 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, pas bllokimit në kufi me Serbinë të mbi 1500 shtetasve kosovarë, tha në se këto veprime nga...
    Lajme18 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje votoi për rekomandimin e anëtarësimit të Kosovës. Tani për këtë vendim...
    Lajme18 Prill 2024
    Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria Coudenhove-Kalergi. Për këtë ka reaguar edhe bashkëshorti i saj, Prindon...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Kandidati për president Donald Trump do të jetë sot sërish në sallën e gjyqit ndërsa procesi për përzgjedhjen e jurisë vazhdon. Zoti...
    Lajme18 Prill 2024
    Komandanti i KFOR-it, Özkan Ulutaş, do të marrë pjesë në stërvitjen e Forcave të Armatosura Serbe ‘’Whirlwind 2024’’, Peshter. Pjesëmarrja e tij...
    Lajme18 Prill 2024
    Në vazhdën e takimeve lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.