[wp-story]

Lajme

Thaçi mirëpret lajmin e Cakajt për shqiptarët e Luginës

Thaçi mirëpret lajmin e Cakajt për shqiptarët e Luginës
23:35 | 16 Janar 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka mirëpritur  marrëveshjen e Ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, për krijimin e një liste të unifikuar të partive shqiptare në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi.

Këtë Thaçi e bëri të ditur me anë të një postimi në Tëitter.

“Unë mirëpres marrëveshjen për krijimin e një liste zgjedhore të unifikuar të partive shqiptare në luginën e Preshevës. Mjet i rëndësishëm për fuqizimin politik dhe mbrojtjen e interesave kombëtare. Falënderoj gjithashtu ushtruesin e detyrës së Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakajn, për mbështetjen e këtij procesi”, ka shkruar Thaçi.

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera