[wp-story]

Lajme

Thaçi: Kurti, Sveçla, Vitia, Abazi dhe Haxhiu do të përballen me drejtësinë

Thaçi: Kurti, Sveçla, Vitia, Abazi dhe Haxhiu do të përballen me drejtësinë
21:46 | 02 Qershor 2020

Presidenti Hashim Thaçi në një intervistë për RTV21, ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Ai tha se vendimi për masat ndaj qytetarëve dhe mallrave që vijnë nga Shqipëria, ishte një veprim antishtetëror nga siç shprehet ai, grupi Kurti.

Në anën tjetër, sipas presidentit, Kurti i ka hapur hapësirë Serbisë që të futet kushdo në territorin e Kosovës.

“Shpresoj dhe besoj se janë veprimet e fundit të dëmshme për Kosovën“, tha presidenti.

Tutje, Thaçi tha për RTV21 se kryeminisitri në detyrë Albin Kurti, u.d së ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, si dhe zëvendëskryeministri Haki Abazi duhet të përballen me drejtësinë për shkak të keqqeverisjes, shkeljes së ligjeve dhe veprimeve të tyre kriminale.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera