Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur se ka ardhur koha që të diskutohet për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Front Online.
“Është e qartë që edhe në Bruksel edhe në SHBA, unë kam theksuar se ka ardhur momenti që të largohemi nga çështjet që janë të mërzitshme dhe jo produktive në dialogun Kosovë Serbi. Është momenti të hidhet në tavolinë diskutimi për njohje reciproke, që dy vendet të njohin njëra tjetrën”, tha ai në Debat Plus./Front Online/