Ish- deputeti i VV-së, Halil Thaçi, për FrontOnline ka komentuar kërkesën e PRSK-së, bërë pranë Gjykatës Themelore që Albin Kurti, të paraqitet në këtë Prokurori për të dhënë dëshminë në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin e rezervave shtetërore.
Sipas deputetit të VV-së, kjo po bëhet për ta shtuar presionin.
‘’Kjo kërkesë është me e shtu presionin’’ thotë ai.
Deputeti i VV-së, potencon se PRSK ka qenë haptas kundër VV-së dhe krah opozitës.
‘’Prokuroria haptas ka qenë krah opozitës, haptas ka qenë kundër pushtetit, pa asnjë mëdyshje’’ thotë ai.
Kjo sipas tij po ndodhë pasi kjo prokurori po e sheh si reformatore VV-në.
‘’Prokuroria po na sheh, si reformatore në sistemin e drejtësisë’’ shprehet ai.
Në anën tjetër deputeti Thaçi, deklaron se kur ata po e përmendin Vetingun, Prokuroria po bën lojëra të tilla.
‘’Ne kemi kërkuar Vetingun. Asnjë prokuror asnjë gjykatës s’ka folur për Veting. Kosova ka nevojë për Vetingun dhe patjetër në këtë mandat do të ndodhë kjo. Kur ne po e përmendin Vetiung, ata po bëjnë lojëra të tilla’’ u shpreh ai.