[wp-story]

Lajme

Thaçi i vazhdon konsultimet me partitë e pakicave: Po e kërkojmë zgjidhjen më të mirë

Thaçi i vazhdon konsultimet me partitë e pakicave: Po e kërkojmë zgjidhjen më të mirë
17:05 | 31 Korrik 2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vazhduar takimet konsultative me partitë jo shumicë në Kuvendin e Kosovës.

Këtë radhë, Thaçi ka pritur në takim deputetët nga Grupi Parlamentar 6+, përfaqësuesit e komunitetit rom, ashkalinj dhe egjiptian.

“Presidenti Thaçi ka takuar deputetët nga Grupi Parlamentar 6+, Albert Kinollin, i cili është përfaqësues i komunitetit rom, Danush Ademin, përfaqësues i komunitetit ashkalinj dhe Veton Berishën, përfaqësues i komunitetit egjiptian”, thuhet në komunikatën e zyres së Presidentit.

Presidenti Thaçi ka thënë se po shqyrtohen mundësitë që në konsultime me partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës të gjendet zgjidhja më e mirë e mundshme për nxjerrjen e vendit nga kjo situatë e re politike.

Takimet e presidentit Thaçi me përfaqësuesit e partive politike do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. /FrontOnline/

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera