Lajme

Thaçi falënderon Krasniqin për emocionet, publikon pamje nga dekorimi me medalje (VIDEO)

Thaçi falënderon Krasniqin për emocionet, publikon pamje nga dekorimi me medalje (VIDEO)
13:33 | 14 Tetor 2020

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka dekoruar  sot Kampionin e Botës, Haxhi Krasniqi me “Medaljen Presidenciale të Meritave” për promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe të arriturat e jashtëzakonshme në sport.

Thaçi nëpëmjet një videoje në Facebook ka shprehur se sa krenar ndihet me Krasniqin.

Mes tjerash Thaçi ka falënderuar Krasniqin për emocionet e papërshkrueshme që dhuron në çdo ndeshje boksi.

Postimi i plotë i Thaçit:

Kampionin botëror të boksit ?, Haxhi Krasniqin, e dekorova me Medaljen Presidenciale të Meritave për promovimin e Kosovës ?? në arenën ndërkombëtare dhe për sukseset në sport. E falënderoj për emocionet e papërshkrueshme që na ka dhuruar në çdo ndeshje boksi ??.

Haxhiu është krenari e pafund për Kosovën!

Kush janë parakushtet efektivitetit dhe efiçiencës?

Të tjera