I pari i Kosovës Hashim Thaçi do të takohet me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajcak sot në ora 17:00, njofton Zyra e Presidentit.
“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do ta takojë sot përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak. Takimi do të mbahet në orën 17:00, në Zyrën e Presidentit”, thuhet në njoftimin Zyrës.
Thaçi sot në konferencë për media ka thënë se se në momentin që Lajçaku do të zbresë në Kosovë, atëherë ekipi i tij do të komunikojë me ekipin e emisarit të BE-së për të kuptuar arsyen e vizitës së tij.
Në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, diplomati sllovak do të takohet me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani në ora 17:45 në objektin e Kuvendit.Lajcak do të takohet edhe me Kryeministrin Hoti në ora 18:30 në ndërtesën e qeverisë.

Të tjera
-
23:35 | 28 Shkurt 2021
-
23:34 | 28 Shkurt 2021
-
23:23 | 28 Shkurt 2021
-
23:21 | 28 Shkurt 2021
-
23:06 | 28 Shkurt 2021
-
23:04 | 28 Shkurt 2021
-
23:04 | 28 Shkurt 2021
-
Bota/RajoniOslo shtrëngon masat antiCOVID-1923:03 | 28 Shkurt 2021
-
22:52 | 28 Shkurt 2021
-
22:46 | 28 Shkurt 2021
-
22:36 | 28 Shkurt 2021
-
Vip/KulturaVdes këngëtari i njohur kosovar22:33 | 28 Shkurt 2021