×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi e Hoti e kanë gjetur formulën e përfaqësimit të Kosovës në dialog me Serbinë

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Avdullah Hoti kanë gjetur formulën e përfaqësimit të Kosovës në dialogun me Serbinë, dhe atë do ta përfshijnë në Platformën për këtë proces, kanë thënë burime të KOHËS në Qeveri. Secili nga të dy do të mund të thotë se ka rolin udhëheqës në negociata.

    Dhe, këtë e kanë bërë të enjten të dy.

    Thaçi është thirrur në hierarkinë shtetërore, kur ka argumentuar se ai do t’i prijë ekipit të Kosovës që më 27 qershor do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë, për t’u përballur me delegacionin serb.

    “Kosova ka bartësit e institucioneve të shtetit, përfaqësues legjitimë dhe legalë në hierarkinë institucionale”, ka thënë ai. “Por, për të shtuar vëmendjen dhe kureshtjen tuaj, dëshiroj të potencoj se përgjegjësitë janë shumë të qarta në përputhshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

    Thaçi dhe njerëz të kabinetit të tij vazhdimisht janë thirrur në nenin 4 të Kushtetutës, kur kanë folur për rolin që duhet ta ketë kreu i shtetit në dialog. Pika e tretë e këtij neni thekson se presidenti “është përfaqësues legjitim i vendit brenda dhe jashtë”.

    Nevoja për të mos i lënë rol Thaçit në dialogun me Serbinë është shtruar prej kur ai ka proklamuar idenë e “korrigjimit të kufirit”, një eufemizëm për shkëmbimin e territoreve.

    Kryeministri Hoti, që ka thënë të jetë kundër idesë që ia prek Kosovës kufijtë, ka insistuar po të enjten se shteti do të përfaqësohet nga ai në dialogun me Serbinë.

    “Ta kemi të qartë të gjithë: në procesin e dialogut Kosova përfaqësohet nga kryeministri i vendit”, ka thënë ai. “Në emër të Republikës së Kosovës për procesin e dialogut flas unë, sepse kompetencat kushtetuese janë të qarta”, ka përsëritur kreu i Qeverisë.

    Formula e përfaqësimit të shtetit në këtë proces do të zërë vend në Platformën për dialogun, që kreu i Qeverisë pritet t’ia paraqesë Kuvendit të martën e ardhshme.

    Një burim i gazetës në Qeveri ka thënë se me këtë dokument do t’i jepet autorizim i barasvlershëm presidentit, në njërën anë, dhe Delegacionit që do të drejtohet nga kryeministri, në anën tjetër.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vendosi t’i ulë dënimin në 13 vjet burg Pjetër...
    Lajme14 Korrik 2025
    Universiteti i Prishtinës ka publikuar rezultatet preliminare të provimeve pranuese për afatin e parë të studimeve bachelor të cilat janë mbajtur javën...
    Lajme14 Korrik 2025
    Organi Shqyrtues i Prokurimit e ka hedhur si të palejuar ankesën e një operatori ekonomik sa i përket projektit A3. OSHP ia...
    Të tjera
    Vip14 Korrik 2025
    Duket se nga jeta private e ish-banores së “BBVK”-së, Brikenda, kemi risi. Me anë të një “Instastory” na la të kuptojmë që...
    Lajme14 Korrik 2025
    Në Gjykatën e Hagës po zhvillohet seanca gjyqësore rreth Aktgjykimit të Apelit ndaj Pjetër Shalës. Shala, nuk mori pjesë fizikisht në seancën...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka dalë hapur në përkrahje të kthimit të rekrutimit të detyrueshëm ushtarak, një sistem që ishte pezulluar...
    Lajme14 Korrik 2025
    Malet në Tugjec të Kamenicës janë përfshirë nga zjarri. Fotografi Arian Mavriqi ka publikuar fotografi ku shihet zjarri.    
    Lajme14 Korrik 2025
    Pas një periudhe të gjatë me inflacion të lartë dhe rënie të fuqisë blerëse, punonjësit në Zvicër pritet të përjetojnë një rritje...
    Lajme14 Korrik 2025
    Besim Kelmend, ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit ka pritur në takim një delegacion nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.