×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Tetë vatra zjarri në Shqipëri, rëndohet situata

    FrontOnline
    31 Korrik 2021

    Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të rëndohet. Në Përmet, dhjetëra kullota dhe hektarë tokë janë djegur në hyrje të fshatit Kutal.

    Deri rreth orës 21:20 raportohet të jenë djegur rreth 15 hektarë kullota dhe 2 hektarë pisha në një zonë të mbrojtur në Kutal, ku zjarrfikësja e ka të pamundur të shkojë me mjete. Për situatën e zjarreve në Shqipëri ministria e Mbrojtjes ka angazhuar disa grupe ushtarake, mirëpo deri më tani nuk ka raportime për përmirësim të situatës.

    Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi përmes një postimi në Facebook të shtunën se janë 8 vatra zjarri aktive ku po punohet intensivisht për neutralizimin e tyre, raporton euroneës.al.

    Në zonat më kritike si Karaburuni, Shijaku, Përmeti, Fieri etj, janë angazhuar mjetet dhe trupat e Forcave të Armatosura, njoftoi Peleshi.Ai u ka bërë thirrje banorëve të komuniteteve përreth të denoncojnë çdo rast ku vihet re keqbërja e qëllimshme dhe të tregohen të kujdesshëm sepse siç ka paralajmëruar dhe Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) temperaturat e larta dhe thatësira mund të shtojnë rastet e zjarreve në vend.

    Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur kontrollet mbi të gjitha hallkat e strukturave të reagimit kundër zjarrit, në të gjitha qytetet ku flakët po shkrumbojnë kullota dhe pyje.

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Mashtrimi i nxitur nga trafikimi i qenieve njerëzore po shpërthen në Azinë Juglindore me rrjetet e krimit të organizuar që grumbullojnë rreth...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ka ndërruar jetë sot në moshën 82-vjeçare ish-senatori amerikan, Joe Lieberman, i cili para gati dy dekadave kishte vizituar Kosovën. Ai ishte...
    Bota/Rajoni27 Mars 2024
    Votimi kundër raportit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës nga përfaqësuesja e Malit të Zi në Komisionin e Asamblesë Parlamentare...
    Të tjera
    Ekonomi28 Mars 2024
    Rreth 88 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që janë sjell në Republikën e Kosovës për muajin shkurt 2024....
    Lajme28 Mars 2024
    Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës ka thënë se...
    Lajme28 Mars 2024
    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka mbajtur diskutim për organizimin e tryezës për shëndetin oral dhe diskutim për mbikëqyrjen e ligjeve...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, tha se qeveria Kurti ka nënshkruar 209 milionë euro tenderë njëburimor, raporton Ekonomia Online....
    Lajme28 Mars 2024
    Teksa shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, po fliste në foltore për kontratat njëburimore, siç tha ai, e pengoi shefja...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, gjatë seancës së jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvend ku po flitet për kontratat njëburimore për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.