×
  • Lajme
  • Lajme

    Termokos fal borxhet për subjektet afariste që nuk u lejuan të punojnë gjatë pandemisë

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2020

    Me qëllim për t’iu dalë në ndihmë bizneseve të kryeqytetit, ndërmarrja Termokos ka vendosur të falen borxhet e shërbimit të ngrohjes për periudhën mars – prill 2020 për të gjitha subjektet afariste që me vendim qeveritar nuk kanë pasur leje të punojnë.

    Për shkak të masave qeveritare për luftimin e pandemisë, një numër i madh i bizneseve e veprimtarive ekonomike nuk janë lejuar të punojnë e për rrjedhojë nuk e kanë shfrytëzuar ngrohjen qendrore për muajt mars dhe prill.

    Komisioni komunal i aksionarëve të ndërmarrjes ka marrë vendimi, që t’u falen borxhet e shërbimit të ngrohjes secilit biznes, që sipas vendimit te Qeverisë së Kosovës, nuk e ka pasur të lejuar të punojë. Nga ky vendim nuk do të përfitojnë ato subjekte afariste, të cilat, sipas vendimit qeveritar, e kanë pasur të lejuar operimin.

    Bizneset që kanë kryer pagesën për periudhën mars-prill 2020, do të kompensohen me vlerën e njëjtë të këtyre faturave për muajt në vijim, ose shuma e tillë do t’u zbritet nga borxhi total i klientit. Falja e borxheve do të bëhet në mënyrë automatike nga administrata e ndërmarrjes, prandaj konsumatorët nuk do të kenë nevojë për aplikim.

    Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku thotë për FrontOnline se ishte gabim përfshirja e VV-së dhe kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet presidenciale në...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i VV-së, Enver Haliti për FrontOnline ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore dhe reagimet nga Fronti Demokratik në drejtim...
    Lajme25 Prill 2024
    Dje në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë mbajtur zgjedhjet për president të këtij shteti. Në garë ishin shtatë kandidatë për kryetar...
    Të tjera
    Vip25 Prill 2024
    Lajmin se do të bëhej dajë e mori përgjatë periudhës sa ishte i izoluar në Big Brother VIP Kosova. E tani, Blerando...
    Sport25 Prill 2024
    Futbollisti i Liverpoolit, Joel Matip, është në shënjestër të klubeve italiane, Roma dhe Lazio, teksa përgatitet të largohet nga Reds si lojtar...
    Sport25 Prill 2024
    Ndërhyrja e qeverisë në federatën spanjolle ka tronditur institucionet e futbollit botëror. FIFA ka monitoruar nga afër të gjitha lëvizjet dhe konsideron,...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Është bërë dorëzimi i parë i avionëve luftarakë të tipit "Rafale" që Kroacia ka blerë nga Franca. Gjashtë nga 12 avionët e...
    Sport25 Prill 2024
    Drejtori sportiv i Bayern Leverkusenit, Simon Rolfes, ka thënë se Granit Xhaka ishte transferimi më i mirë i “Farmaceutikëve”. Sipas Rolfes, kjo...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me gruan e tij, Melizën, kanë vizituar deputeten Ganimete Musliun, e cila po...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.