×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërmkolli: Vjosa veproi dëmshëm, por s’mund të largohet aq thjeshtë e pa debat në Këshill

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    Anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Termkolli, po kërkon që të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK’së për të diskutuar dy propozimet e kryetarit Isa Mustafa, njëri për emërimin e Avdullah Hotit si vartës dhe njëri për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga dy pozitat që i mbanë në parti.

    Në një prononcim për Gazetën Express, Tërmkolli thotë se pavarësisht veprimeve të dëmshme të Vjosa Osmanit, nuk mund të largohen njerëz nga partia në mënyrë aq të thjeshtë. Sipas saj, duhet mbledhur Këshilli i Përgjithshëm dhe të debatohet për një gjë të tillë.

    E pyetur nëse se çfarë do të bëjë me kërkesën e Mustafës për të votuar, Tërmkolli ka lënë të kuptojë se nuk do të votojë dhe se do të kërkoj debat në parti.

    “Krejt çka mund të them është që për këtë punë duhet të mbahet takim dhe të debatohet. Duhet Këshilli me u taku edhe me debatu. Nuk është aq e thjeshtë. Çështjet janë pak më thellë sesa kaq. Nuk e besoj. Sipas të gjitha gjasave këtë do ta kërkoj, sipas krejt gjasave do ta kërkojë këtë. Duhet me debatu”, ka thënë Tërmkolli.

    Për aktivisten e vjetër të LDK’së, nuk mund të largohen njerëzit “me një vijë” nga partia.

    “Nuk bëhet me një vijë me i qit njerëzit edhe me i hek njerëzit, kushdo qoftë. Përkundër krejt sjelljeve shumë të dëmshme të Vjosës. Absolutisht sjelljet i ka totalisht të dëmshme pa diskutim. Po pavarësisht me një vijë askush s’mundet me u vnu e as me u heq. Kështu që duhet me u diskutu. Këshilli duhet me u mbledhë e me diskutu”, ka shtuar tutje Tërmkolli.

    Ajo thotë se tashmë edhe kushtet për mbajtjen e takimeve janë krijuar dhe e konsideron si jo të drejtë nëse tentohet të shmanget debati.

    “Tashmë kushtet janë kriju. Kuvendi po mban takime. Po mbahen takime tjera. Nuk jemi 1 mijë vetë aty”, ka përfunduar ajo.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Dhjetor 2024
    Sindikata e Telekomit kanë njoftuar se qe dy muaj punëtorët s’kanë marrë paga, për shkak të bllokimit të llogarive. Në një njoftim...
    Lajme03 Dhjetor 2024
    Jusuf Azemi, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, ka bërë të ditur se e kanë fituar kontekstin në Inspektoratin e...
    Lajme03 Dhjetor 2024
    Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se 883.6 milionë euro tatime janë të mbledhura deri më 30 nëntor të këtij viti. Në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Dhjetor 2024
    Armëpushimi i ndërmjetësuar në SHBA mes Izraelit dhe Hezbollahut po jep sinjale dështimi, teksa palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të tij. Të...
    Lajme03 Dhjetor 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi Ministria e Bujqësisë organizoi Darkën e Lamës. Në një shkrim në rrjeitn...
    Bota/Rajoni03 Dhjetor 2024
    Luftës civile të rindezur në Siri, përveç Rusisë i bashkohen edhe qindra luftëtarë nga Iraku. Të paktën 300 luftëtarë të mbështetur nga...
    Bota/Rajoni03 Dhjetor 2024
    Kryeministrja italiane Giorgia Meloni në një intervistë për kanalin televiziv “Rete 4” ka komentuar tensionet që kanë lindur brenda qeverisë së saj....
    Bota/Rajoni03 Dhjetor 2024
    Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar të martën se thatësia i kushton botës më shumë se 300 miliardë dollarë çdo vit. Këto gjetje...
    Lajme03 Dhjetor 2024
    Njëri nga të dyshuarit për sulmin terrorist në “Iber-Lepenc”, Jovan Viçentieviq ka dal sot para Gjykata Themelore të Prishtinës. Atij i është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.