[wp-story]

Bota/Rajoni

Tërmeti në Kroaci, tre kosovarë vullnetarisht ndihmojnë në pastrimin e rrugëve

Tërmeti në Kroaci, tre kosovarë vullnetarisht ndihmojnë në pastrimin e rrugëve
17:38 | 30 Dhjetor 2020

Tërmeti me magnitutë 6.4 shkallë rihter që goditi të martën Kroacinë, fatmirësisht nuk shkaktoi dëme në njerëz por materialisht la pasoja të mëdha.

Shumë shtëpi u shembën sidomos në qytetin e vogël Petrinja, 45 km në juglindje të Zagrebit.

Megjithatë shteti kroat ndërhyri shpejt për të menaxhuar situatën, shkruan Indeksonline.

Përveç institucioneve, për pastrimin e rrugëve kontribuan edhe qytetarët e thjeshtë.

Në mesin e tyre ishin edhe tre qytetarë nga Kamenica që jetojnë në Kroaci.

Valdrin Hajdari, Shkëlzen Hajdari dhe Liridon Huruglica të pajisur me veshjet adekuate dhanë kontributin e tyre.

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera