[wp-story]

Lajme

Tërmetet e njëpasnjëshme, Lulzim BASHA: Me ndihmën e Zotit do ta kalojmë këtë situatë tronditëse

Tërmetet e njëpasnjëshme, Lulzim BASHA: Me ndihmën e Zotit do ta kalojmë këtë situatë tronditëse
22:05 | 21 Shtator 2019

Kreu i opozitës Lulzim Basha u solidarizua me të gjithë të lënduarit nga tërmetet e sotshme në zonën midis Durrësit dhe Tiranës.

Lideri i PD-së u shpreh nga llogaria e tij në ‘’Twitter’’ se e rëndësishme është që nuk ka viktima apo të lënduar në gjendje serioze.
Nga tërmetet e njëpasnjëshme që u regjistruan pasditen e sotme, janë lënduar 108 persona dhe janë shkaktuar dëme të shumta materiale në shumë qytete.

Reagimi i Lulzim Bashës:

Falë Zotit deri tani nuk ka raportime për jetë të humbura apo në rrezik nga tërmeti që goditi sot vendin. Ju uroj të lënduarve shërim të shpejtë dhe çdo familje një natë të qetë. Në solidaritet me njëri-tjetrin dhe me ndihmën e Zotit do ta kalojmë këtë situatë tronditëse.

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera