×
  • Lajme
  • Lajme

    Teologu kosovar: Hyjmë në gjynah nëse s’e marrim vaksinën

    FrontOnline
    04 Gusht 2021

    Teologu Fitim Flugaj ka thënë se besimtarët myslimanë kanë përgjegjësi për ruajtjen e shëndetit publik dhe bëjnë gjynah po e rrezikuan atë.

    Në bazë të kësaj, ai thotë se mosmarrja e vaksinës kundër COVID-19 është një mëkat, meqë besimtarët janë të udhëzuar që të ndërmarrin preventiva në raste kur ka rrezik të shëndetit, qoftë personal apo kolektiv/

    “I dërguari thotë se gjithmonë preventiva është ilaçi më i mirë. Ne faktikisht këtë vaksinë e marrim në shenjë preventive. Duam të parandalojmë një epidemi që ka bërë edhe efektin e vet dhe ka marrë mjaft shpirtra. Ne do të hyjmë në gjynah nëse nuk i përgjigjemi dhe s’i marrim shkaqet. Marrja e shkaqeve do të thotë të marrësh vaksinën dhe të ruash shëndetin publik dhe në kuadër të tij ruhet edhe ai personal. Në këtë drejtim ne kemi përgjegjësi. I dërguari thotë se secili jeni një kujdestar dhe secili kujdestar do të përgjigjet për atë që i ofrohet nën kujdesin e tij. Në këtë rast ne jemi kujdestar për shëndetin tonë, pastaj të familjes dhe për shëndetin e atyre që i kemi afër neve dhe për atë do të japim përgjegjësi. Çdo neglizhencë ndaj përgjegjësisë është gjynah. Faktikisht ne po hymë në gjynah nëse themi “hajt se po ia lëmë Zotit dhe nuk po e marr vaksinën”.

    Flugaj në Info Magazine ka thënë se Bashkësia Islame e Kosovës po mundohet që të nxisë vaksinimin te besimtarët dhe se për këtë është ligjëruar në xhamitë e Kosovës, si dhe kanë realizuar një kronikë vetëdijësuese.

    Për këtë ai tha se është rritur besimi për të marrë vaksinën dhe se është rritur numri i të vaksinuarve.

    “Kemi të bëjmë me disa informata dhe teori konspirative dhe është krijuar një lloj dyshimi që kanë zënë vend në kokat e njerëzve. Frika që është mbjellë është privimi i jetës apo kufizimi i saj, privimi për të qenë prind. Si myslimanë kemi edhe një dilemë dhe pikëpyetje ku bisedohet mbi përbërjen e brendshme të vaksinës se mos ka ndonjë element që është i ndaluar në islam, siç flitet për pjesë që është marrë nga derri e këso. Por, te qarqet islame në Kosovë nuk kemi të bëjmë me ato gjëra. Ne çdo gjë e koordinojmë me Ministrinë e Shëndetësisë, sepse ata janë bijtë dhe vëllezërit tonë dhe nëse dyshojmë te ata atëherë po krijojmë hendeqe edhe më të mëdha”.

    Flugaj ka treguar se shumica e krerëve të BIK-ut janë vaksinuar, përfshirë edhe kryemyftiun.

    Me ofertat e “Sharr Travel”, vetëm sot 300 qytetarë udhëtojnë drejtë Shqipërisë
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Opinionisti Ilir Deda, ka thënë se në 30 vitet e fundit, ndërhyrje në zgjedhje kishte në Shqipëri, gjatë kohës së shembjes së...
    Lajme18 Prill 2024
    Njohësja e zhvillimeve politike, Magbule Shkodra ka komentuar  veprimet e ditëve të fundit të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Ajo ka thënë...
    Lajme18 Prill 2024
    Policia serbe ka arrestuar një mërgimtar që jeton në Angli me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe....
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.