×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Tentoi të vrasë burrin, gjykata në Zvicër i shqipton 8 vjet e gjashtë muaj burg shqiptares nga Kosova

    FrontOnline
    25 Nëntor 2020

    Skena dramatike janë parë sot, pas dënimit të shqiptuar nga Gjykata e Qarkut në Cyrih: 53-vjeçarja kosovare është rrëzuar dhe ka humbur vetëdijen në korridorin para sallës së gjyqit pas shqiptimit të vendimit.

    Ajo u desh të bartej nga autoambulanca, shkruajnë gazetat zvicerane, NZZ, Tages Anzeiger etj.

    Ato i referohen gjykimit të çiftit tashmë të njohur kosovar nga Cyrihu, për tentimvrasje me helmim dhe për abuzim me ndihma sociale.

    Po ashtu, pas shqiptimit të dënimit, e bija e rritur e çiftit i ka bërtitur kryetarit të trupit gjykues dhe e ka kërcënuar atë.

    Një prani më e fortë e policisë se zakonisht është vërejtur sot në gjykatë. Kjo, sepse javën e kaluar pas ditës së fundit të gjykimit para gjykatës kishte ndodhur një trazirë kur djali i rritur kishte ndjekur babanë e akuzuar.

    Gjykata e shpalli fajtore gruan për tentimvrasje me dashje dhe mashtrim të shërbimit të ndihmave sociale dhe e dënoi atë me tetë vjet e gjysmë burg, përcjell albinfo.ch. E dënuara, gjithashtu duhet të largohet nga Zvicra për shtatë vjet.

    Prokuroria e cila e ngarkonte për veprën penale përpjekje për vrasje, kishte kërkuar për të dënim me burg prej 16 vjetësh.

    Është vërtetuar se e akuzuara kishte dashur të helmonte burrin e saj të pabesë duke i dhënë një koktej ilaçesh dhe pastaj ta ngufaste atë, duke e lidhur me një kabllo karikimi.

    “Ju jeni përpjekur të vrisni burrin tuaj sepse ishit xheloze për rivalen tuaj dhe donit të siguronit pasurinë e familjes”, i është drejtuar asaj kryetari i trupit gjykues, përcjell albinfo.ch. Sipas tij, këtu nuk ishte fare fjala për vetëmbrojtje, por e akuzuara kishte vepruar në mënyrë të shënjestruar dhe me vetëdije të plotë.

    Burri 48-vjeçar u lirua nga akuzat për përdhunim dhe sulm seksual. Ky shfajësim u bë mbi bazë të parimit të njohur juridik “Në rast dyshimi, në favor të të akuzuarit”.

    “Por nuk përjashtohet tërësisht që edhe gruaja të ketë qenë viktimë e burrit”, theksoi gjykatësi. I akuzuari megjithatë është dënuar me një gjobë me kusht për mashtrim të shërbimit të ndihmës sociale.

    Përveç kësaj, gjykata ia ka ndryshuar një dënim me kusht, prej dymbëdhjetë muajsh për vepra penale të drogës që i ishte shqiptuar atij në vitin 2015, transmeton albinfo.

    Pra ai duhet ta mbajë atë tani. “Ju duhet ta vuani këtë dënim” i është drejtuar gjykatësi. Dënimi do të mbahet me sistem të burgut gjysmë të hapur.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Grupi i vendeve të industrializuara (G7) duhet patjetër t’i përgjigjet sulmit të Iranit kundër Izraelit, ka thënë të enjten ministrja e Jashtme...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj u nis sot për një vizitë zyrtare në Maltë. Ai do të pritet në një...
    Lajme18 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se këtë vikend do të jetë në Mynhen dhe në Vjenë, për...
    Të tjera
    Lajme18 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri homazhe për dëshmorët dhe martirët e vrarë në fshatin Marec dhe në Makoc. Kurti shprehet se...
    Lajme18 Prill 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka ngritur sërish shqetësimin në lidhje me atë që ajo i quajti “kontrata sekrete”, të cilat janë...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-kryenegociatori i Kosovës për dialog me Serbinë, Avni Arifi për FrontOnline thotë se veprimi i djeshëm serb është shkelje e pastër e...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj u nis sot për një vizitë zyrtare në Maltë. Ai do të pritet në një...
    Sport18 Prill 2024
    Është mbyllur seanca dëgjimore ndaj xhudistit Akil Gjakovës, i cili akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij, Suela Mumunovic. Zëdhënësja e Gjykatës...
    Lajme18 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier. Me këtë rast, Ambasadori Hovenier...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.