×
  • Lajme
  • Lajme

    Tentoi ta vrasë një person në Prizren, një muaj paraburgim për të dyshuarin

    FrontOnline
    09 Shkurt 2021

    Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit R.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: vrasja e rëndë në tentativë dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

    Gjyqtari i procedurës Xheladin Osmani, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

    Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit R.K., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

    “Më datë 08 shkurt, në Prizren, me dashje tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin V.H., në atë mënyrë që për shkak të mos marrëveshjes së krijuar në momentin kritik, fillon përleshja dhe pas përfundimit të përleshjes, i drejtohet me armë zjarri duke shtënë në drejtim të dëmtuarit V.H., dhe të njëjtin e qëllon nga mbrapa në pjesën e kraharorit, derisa me këtë rast vë në rrezik jetën e pjesëmarrësve tjerë në rrahje dhe kalimtarëve të rastit. Gjithashtu i pandehuri R.K., më datë të njëjtë në kundërshtim me ligjin mbi armët, ka poseduar armën e zjarrit- revolen me 2 fishekë”, njofton tutje Gjykata.

    Për rastin në fjalë ka raportuar edhe Policia e Kosovës.

    “Rr. Fan Noli, Prizren 08.02.2021 – 08:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas një mosmarrëveshje që kishin pas në mes veti njëri prej tyre kishte përdor armën e zjarrit dhe kishte plagosur të dyshuarin tjetër. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe dy fishekë. I dyshuari i plagosur pas trajtimit mjekësor së bashku me të dyshuarin tjetër pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Në mesin e gjeneratës së 59-të të Policisë së Republikës së Kosovës, 88 kadetë janë nga komunitetet jo-shumicë. Njëri prej tyre është...
    Lajme25 Prill 2024
    Dita e sotme është përmbyllur me mbledhjen e të hyrave që tejkalojnë 500 milionë euro për Doganën e Kosovës. Kjo arritje paraqet...
    Kronika25 Prill 2024
    Dogana në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka parandaluar të mërkurën kontrabandimin e 500 pakove të cigareve dhe 300 kilogramëve duhan refuz....
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Një skemë mashtrimi përmes faturave fiktive, me vlerë 1 milion euro në dëm të shtetit shqiptar është parandaluar në kohë nga Prokuroria...
    Vip25 Prill 2024
    Vëllai i Madh u ka dhënë dje një mision sekret të gjitha vajzave të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ato nuk...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti pati sot një mëngjes pune në Fondacionin Bertelsmann me, siç tha, personalitete të rëndësishme e studiues, në mesin e...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka akuzuar mazhorancën në Kuvend se po manipulon me votat e deputetëve. Në seancën...
    Lajme25 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësi Arben Vitia i është përgjigjur pyetje të deputetëve në seancën e Kuvendit të Kosovës. Ministria Vitia ka thënë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.