Bota/Rajoni

Tentoi ta arrestonte, “Mecedesi” merr disa metra me vete policin (VIDEO)

Tentoi ta arrestonte, “Mecedesi” merr disa metra me vete policin (VIDEO)
16:39 | 13 Tetor 2020

Një shofer është duke u përballur me burgun, pasi u dënua se ka përplasur me makinën e tij tip “Mercedes” një polic, i cili po përpiqej që ta arrestonte.

26-vjeçari Aydin Altun, po ndiqej nga policia pasi akuzohet për “Armëmbajtje pa leje” në Tottenham të Londës që nga viti i kaluar.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, polici së bashku me dy kolegë të tij kishin ndaluar “Mercedesin” pas një hetimi për një të shtënë me armë.

Kur polici i bërtiste që të zbriste e të ngrinte duart lart, Altun i dha makinës gaz, duke e hedhur disa metra më tej oficerin e policisë.

Fatmirësisht polici shpëtoi me dëmtime të lehta, ndërsa 26 vjeçari më pas u arrestua dhe u dënua nga gjykata.

8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….

Të tjera