Kronika

Tentim vrasje në Prizren

Tentim vrasje në Prizren
11:46 | 17 Shtator 2020

Një vrasje në tentativë ka ndodhur ditën e mërkurë në Prizren.

Policia e Kosovës bën të ditur se viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke lëvizur me veturë, një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke lëvizur me veturë, i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim te tij dhe është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për te lënduar për veç demit të shkaktuar në veturë”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja.

Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021

Të tjera