×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Tentim-grabitja e një bankomati në Gjilan, dëshmitarët thonë se grabitësit ishin me veturë me targa të Serbisë

    FrontOnline
    21 Nëntor 2023

    Një bankomat është tentuar që të grabitet dje nga persona të panjohur në Gjilan.

    Sipas policisë ai është sulmuar me mjete shpërthyese nga persona të panjohur, e që sipas dëshmitarëve janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa të Serbisë.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetuesisë si dhe njësia për deminim e policisë që kanë marrë mostrat e dyshimta të eksplozivit. Në prezencë të policisë, përfaqësuesit e bankës dhe të kompanisë së sigurimit të bankës kanë hapur bankomatin dhe të njëjtit na kanë deklaruar se mjetet që kanë qenë brenda në bankomat nuk kanë arrit të merren, por disa prej tyre janë të dëmtuara.

    “Rr. Isuf Kiki, Gjilan 20.11.2023 – 05:22. Nga persona të maskuar dhe të armatosur me armë të gjata është sulmuar me mjet shpërthyes bankomati i bankës TEB në Gjilan. Sipas dëshmitarëve dy persona jashtë veturës  kanë pasur në duar armë të gjata dhe në brendi të veturës ka pasur një apo dy persona tjerë të cilët janë larguar në drejtim të panjohur me veturë me targa të Serbisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetuesisë si dhe njësia për deminim e policisë që kanë marrë mostrat e dyshimta të eksplozivit. Në prezencë të policisë, përfaqësuesit e bankës dhe të kompanisë së sigurimit të bankës kanë hapur bankomatin dhe të njëjtit na kanë deklaruar se mjetet që kanë qenë brenda në bankomat nuk kanë arrit të merren, por disa prej tyre janë të dëmtuara. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë./Front Online

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Fotografia është publikuar në emisionin Opinion në Tv Klan mbrëmjen e sotme. Në këtë fotografi është Liridona Ademaj me motrën e saj....
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagvaci i akuzon qeverisjet e kaluara për rezultatet e dobëta të nxënësve kosovarë...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Të martën mbrëma vëllau i Liridona Ademajt, Leonard Ademaj, ka shkruar në Facebook duke kërkuar drejtësi të shpejtë dhe profesionale, “pa vonesa...
    Të tjera
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje lokale shiu. Në zonat malore reshje...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Një nënshtetas i Bullgarisë është rrahur në orët e vona të së martës në Prishtinë. I dyshuari është dërguar në Emergjencën e...
    Bota/Rajoni05 Dhjetor 2023
    I dyshuari i pestë për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni, Ljupço Palevski, është arrestuar nga policia e Turqisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Informacionet...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Prokuroria Themelore në Prishtinë, në dosjen e dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë më 2 dhjetor 2023, tregon veprimet që pretendohet se...
    Vip05 Dhjetor 2023
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Lumbardhi nuk është ndjerë mirë gjatë mbrëmjes së sotme. Ai ka pasur dhimbje stomaku, derisa në...
    Vip05 Dhjetor 2023
    Konkurrentja e re e Big Brother VIP Kosova, DJ Miss Rose ka zhvilluar një bisedë me Ilirianën. Mes një bisede disa minutëshe,...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.