Lajme

Tensionohet situata në Luginë pas heqjes së flamurit, Këshilli Kombëtar fton qytetarët për qetësi

Tensionohet situata në Luginë pas heqjes së flamurit, Këshilli Kombëtar fton qytetarët për qetësi
22:01 | 07 Maj 2021

Këshilli Kombëtar Shqiptar shpreh indinjatën dhe shqetësimin lidhur me provokimin dhe tensionimin e situatës në Luginën e Preshevës.

Persona të pa identifikuar në mbrëmje kanë dëmtuar me grafit lapidarin e dëshmorit UÇPMB-së, Fatmir Ibishi, dhe në vendë të flamurit kombëtar shqiptar është vendosur flamuri i Serbisë në hyrje të fshatit Konçul të Komunës së Bujanocit.

“Janë të pa pranueshme nxitjen e situatës së pasigurisë, përçmimit e nënshtrimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, thuhet në reagimin e KKSH-së.

“Reagimet e kreut shtetëror me rastin e Kullës në Tërnoc dhe rasti i sotshëm në Konçul janë vetëm tregues të klimës dominuese në Serbi kundër shqiptarëve të Luginës në veçanti”.

“Si produkt i sistemit aktual në Serbi dhe pasojë e diskursit në rritje ksenofob kundër minoriteteve nga politikanët, mediat dhe ministra me ndikim publik në Serbi, asesi nuk mund të trajtohen të reduktuara si shprehje individuale”.

“Ndryshe nuk mund të presim reagime të institucioneve shtetërore, të cilat krenohen me fyerjet publike ndaj pakicat kombëtare dhe që ushqen vazhdimisht diskurs ksenofob e shqiptarofob. Këshilli Kombëtar Shqiptar fton të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës të ruajnë qetësinë dhe gjakftohtësinë”.

Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA

Të tjera