[wp-story]

Ekonomi

Tensionet SHBA-Iran e ‘luhatin’ çmimin e naftës në Kosovë

Tensionet SHBA-Iran e ‘luhatin’ çmimin e naftës në Kosovë
13:02 | 10 Janar 2020

Tensionet SHBA-Iran, ndikuan që për herë të parë pas tre muajsh, çmimi global i naftës së papërpunuar të shënojë rritje.

Çmimi i naftës u rrit me 3% më shumë, të premten e kaluar, kur gjenerali Soleimani u vra nga sulmi me dron i urdhëruar nga presidenti i Amerikës, Donald Trump.

Investitorët botërorë janë të shqetësuar se Irani i cili e numëron Arabinë Saudite në mesin e armiqve të tij rajonalë, mund të sulmojë objektet e prodhimit të kompanisë ose rrjetet e tij kompjuterike në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Soleimanit.

Ndërsa, në Kosovë, pas këtyre tensioneve, ditëve të fundit në pika të caktuara karburanti është vërejtur një ngritje e çmimit të naftës në raport 1 deri 5 cent, ku nafta nga 1.15 euro për litër ka arritur deri në 1.20 euro për litër.

Por, se a është faktor i kësaj rritjeve tensioni ShBA-Iran dhe a pritet të ndikojnë këto tensione në ditët në vazhdim, në rritjen e çmimit te derivateve, për Syri.net Kosova ka folur kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani.

Ai thotë se sa i përket situatës në Irak dhe Iran, nuk ka lëvizje të çmimeve.

“Çmimet kanë pas rritje me shumicë në javën e kaluar, por, me pakicë nuk ka pasur lëvizje të çmimeve”

Sipas tij, faktor i rëndësishëm që çmimet në treg do të jenë stabile janë vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“SHBA-ja nuk do të lejojë që ari i zi të lëviz në bursat botërore dhe organizata prodhuse “OPEC” do të ketë prodhim të mjaftueshëm që çmimi  në treg të jetë stabil dhe mos të ketë rritje.”

Tutje, ai shton se sa i përket çmimit të derivateve çmimin e përcakton Berza dhe organizata prodhuse “OPEC” gjë që ndikon edhe në çmimin e derivateve në Kosovë.

Kurse, në raport me rajonin, Berjani për Syri.net Kosova, ka thënë se qytetaret e Kosovës janë duke u shërbyer me çmimet më të lira, përveç Maqedonisë që e ka akcizën për importin e naftës më të lirë.

Sot çmimet në Shqipëri sillen

Diesel 1.40 cent, Benzina 1.45 cent

Serbia Diz.  1.37 Benzi.    1.36 cent

Mali i zi Dizelli.   1.35, Benzi.  1.36

Ndërsa çmimet ne Kosovë sillen

Dizelli.   1.15 Benzi.     1.16″

Ndërsa, sa i përket ndryshimit të çmimit në disa pika të karburanteve, zyrtarë nga Ministria e Tregtisë e Industrisë, thonë për Syri.net Kosova, se MTI-ja nuk e përcakton çmimin e derivateve që shiten në tregun kosovar, sepse, Kosova është përcaktuar për sistemin e ekonomisë së lirë dhe në bazë të kësaj edhe tregu është i lirë dhe nuk na lejohet ndërhyrja.

“Në rast te dyshimit të monopolit apo prishjes së konkurrencës në treg nga ndërmarrjet, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është përgjegjës për ta trajtuar çështjen/dukurinë”, thonë nga MTI.

Sipas tyre, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, inkurajon qytetarët që të sjellin fakte për pretendime dyshuese dhe me fakte që do të ndihmojnë për të ndërmarrë masa të menjëhershme nga organet kompetente.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera