×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Tensione në Bjellorusi, arrestohen anëtarë të stafit të kandidates për presidente

    FrontOnline
    09 Gusht 2020

    Tensione janë shënuar sot në Bjellorusi derisa vendi po i mban zgjedhjet presidenciale. Tetë anëtarë të stafit të sfiduesit kryesor të presidentit autoritar janë arrestuar nga policia dhe një nga figurat kyçe të kampanjës ka ikur nga vendi.

    Mbështetësit opozitarë dyshojnë se zyrtarë të zgjedhjeve do të manipulojnë rezultatet për t’i dhënë 65-vjeçarit, Alexander Lukashenko, një mandat të gjashtë. Protestat pritet të ndodhin pas mbylljes së votimit, ndërsa Lukashenko e ka bërë të qartë se nuk do të hezitojë të shtypë secilën demonstratë.

    “Nëse provokon, do të marrësh të njëjtën përgjigje”, ka thënë ai, raporton AP.

    Edhe pse janë edhe katër kandidatë të tjerë, përveç Lukashenkos, opozita është bashkuar rreth njërit: Sviatlana Tsikhanouskaya.

    Kampanja e Tsikhanouskaya ka tërhequr shumë mbështetës, gjë e cila ka ngjallur një zhvillim të pazakonshëm në vend ku zërat e opozitës zakonisht janë të shtypur. Në një nga tubimet e saja në kryeqytet, janë mbledhur rreth 60,000 njerëz.

    Në vitin 2010 gjatë zgjedhjeve presidenciale, protestuesit ishin rrahur dhe gjashtë kandidatët rivalë ishin arrestuar, tre prej të cilëve u mbajtën në burg për vite.

    Tsikhanouskaya ka bërë thirrje për qetësi.

    “Shpresoj se gjithçka do të jetë paqësore dhe se policia nuk do të përdorë forcë”, ka thënë ajo pas votimit të së dielës.

    Veronika Tsepkalo, anëtarja kryesore e kampanjës së Tsikhanouskayas, thotë se kutitë e votimit mund të manipulohen.

    “Për pesë netë askush nuk i ka mbikëqyrur kutitë e votimit, çka i jep autoriteteve mundësi për manovra”, i thotë ajo AP-së, disa orë para se të ikte nga vendi.

    Tsikhanouskaya ka dalë kundër Lukashenkos për mënyrën e menaxhimit të pandemisë.

    Me 9,5 milionë njerëz, Bjellorusia ka më shumë se 68,500 raste të konfirmuara me COVID-19 dhe 580 vdekje, por kritikët akuzojnë autoritetet se po manipulojnë me numrin e vdekjeve.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Ministria e Jashtme siriane sapo ka lëshuar një deklaratë, në të cilën thotë se “një faqe e re po shkruhet në historinë...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Dita e diel shënoi një moment historik për shumë sirianë, pasi rebelët arritën të avancojnë në Damask, një nga qytetet më të...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Ragheed Ahmad al-Tatari, i përshkruar nga aktivistët për të drejtat e njeriut si një nga të burgosurit politikë më jetëgjatë në botë,...
    Të tjera
    Vip08 Dhjetor 2024
    Reperi i njohur, Don Xhoni ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor. “Yakuza”, titullohet kënga e tij e re, së...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Ragheed Ahmad al-Tatari, i përshkruar nga aktivistët për të drejtat e njeriut si një nga të burgosurit politikë më jetëgjatë në botë,...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Kur Vladimir Putin mori pushtetin në Rusinë post-sovjetike një çerekshekulli më parë, ai menjëherë përveshi mëngët për të rivendosur statusin e Moskës...
    Sport08 Dhjetor 2024
    Carlo Ancelotti konfirmon se Ferland Mendy nuk do të jetë i disponueshëm kur Real Madrid të përballet me Atalanta-n në Champions League,...
    Sport08 Dhjetor 2024
    Napoli dhe Khvicha Kvaratskhelia janë më pranë arritjes së një marrëveshjeje për zgjatjen e kontratës së lojtarit, pasi bisedimet e gjata mes...
    Sport08 Dhjetor 2024
    Sot do të zhvillohen edhe dy ndeshjet tjera në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll. Duel me mjaft me rëndësi zhvillohet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.