×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Tension në raportet mes Turqisë dhe shtatë vendeve të BE

    FrontOnline
    12 Shtator 2020

    Tensionet në Detin Mesdhe për gërmimet për gazi po vazhdojnë. Franca dhe gjashtë vende të tjetra i bëjnë thirrje Turqisë të heqë dorë nga gërmimet. Por Ankaraja nuk do të dëgjojë.

    Pas një samiti të shtatë vendeve të Bashkimit Evropian që shtrihen rreth Detit Mesdhe, të mbajtur në Korsikë, u lëshua një kumtesë e përbashkët, me të cilën mbështeten tërësisht Greqia dhe Qiproja. Partnerët janë me Qipron dhe Greqinë, u shpreh kryeministri italian Giuseppe Conte. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis theksoi se “Turqia duhet të ndërprejë gërmimet.” Ai kërkon nga qeveria në Ankara që të kthehet në tavolinën e bisedimeve. “Ne nuk do t’i lejojmë Turqisë që ta përçajë Evropën.”

    Në pjesën lindore të Mesdheut gjendja ka arritur një nivel të rrezikshëm të tensionimit. Turqia po kërkon gaz nën sipërfaqen e ujit. Greqia dhe Qiproja janë të mendimit se shpimet në zonat e ujërave të tyre janë ilegale. Ankaraja i ka hedhur poshtë këto pretendime. BE i ka dërguar Turqisë për shkak të këtyre gërmimeve një ultimatum, ku kërcënon me vendosjen e sanksioneve shtesë ndaj këtij vendi, nëse ai vazhdon me këto aksione. Nëse deri javën që vjen nuk arrihen përparime në dialog, në samitin e ardhshëm të BE, me 24 shtator, do të flitet për masat dhe sanksionet që mund të merren kundër Turqisë, ka bërë të ditur shefi i diplomacisë së BE, Joseph Borrell, në fund të gushtit. Këtu bëhet fjalë edhe për sanksione ekonomike.

    Macroni shpreh gatishmëri për dialog

    Nikoqiri i samitit të fundit, presidenti francez Emmanuel Macron, u shpreh i gatshëm para gazetarëve për vazhdimin e dialogut konstruktiv me Turqinë. “Por ne kërkojmë që Turqia të respektojë parimet në shtigje afatgjata.” Më parë 42-vjeçari tha se Turqia nuk është kurfarë partneri në zonën lindore të Mesdheut. “Linjat tona të kuqe janë respekti i sovranitetit të të gjitha vendeve anëtare të BE dhe respektimi i të drejtës ndërkombëtare.”

    Franca ka shtuar së fundi prezencën ushtarake në rajon, në shenjë solidariteti me Athinën dhe Nikozinë. Marina franceze ka nisur ndërkohë edhe një manovër të përbashkët me forcat greke. Forcat turke po ashtu kanë nisur manovra ushtarake.

    Ankaraja e quan Macronin “arrogant”

    Nga Ankaraja u dërgua një përgjigje në prag të samitit: Macroni ka lëshuar një “kumtesë arrogante”, që shpreh paaftësinë dhe dëshpërimin e tij, kumtoi Ministria e Jashtme turke. Sjellja e Macronit “tregon reflekse të vjetra kolonialiste” dhe rrezikon interesat e Bashkimit Evropian. Sipas palës turke, Macroni nuk ka të kompetenca të vendosë për kufijtë në Mesdhe.

    Në takimin e mbajtur në Korsikë morën pjesë Franca, Greqia, Malta, Qipro, Italia, Spanja dhe Portugalia. Ishte ky takimi i shtatë në këtë format, që quhet edhe “Med7”. Ky takim konsiderohet si parapërgatitje për samitin e ardhshëm të BE që mbahet në pjesën e dytë të shtatorit.

    Problemi i Libisë

    Macroni ka paralajmëruar presidentin turk Recep Tayyip Erdogan disa herë edhe për shkak të gjendjes në Libi, sepse kjo e cënon sigurinë e Evropës. Turqia e mbështet në këtë konflikt qeverinë e Libisë. Turqia është duke dërguar në Tripoli milicë sirianë radikalë, thuhet në qarqet e Pallatit Élysée. Pas rrëzimit dhe vrasjes së Muammar al-Gaddafi në vitin 2011, në Libi ka nisur një luftë civile. Turqia e mbështet qeverinë zyrtare atje, ndërsa gjenerali Chalifa Haftar e ka mbështetjen e Egjiptit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Rusisë./dw

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Policia metropolitane ka konfirmuar tani se komanda kundër terrorizmit po kryen hetime për burimin e zjarrit në nënstacionin në Hayes që çoi...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit pas arrestimit nga SPAK, duket se ka gjetur një mënyrë për të shpjeguar...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Një katërvjeçar është aksidentuar rëndë mbrëmjen e së enjtes në rrugën Klos-Burrel, e si pasojë ka humbur jetën. Sipas raportimeve të mediave,...
    Të tjera
    Opinione21 Mars 2025
    Nga akademik, prof, dr. Anastas Angjeli Ekonomia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka qenë dhe mbetet një nga motorët kryesorë...
    Lajme21 Mars 2025
    Në mungesë të të akuzuarve Pal Lekaj, Donika Kadaj Bujupi dhe Besa Baftiu, të premten ka dështuar të mbahet seanca për gazin...
    Sport21 Mars 2025
    Sot në mbrëmje, në stadiumin “Wembley” të Londrës, Kombëtarja e Anglisë do të presë Shqipërinë në ndeshjen hapëse të Grupit K për...
    Kronika21 Mars 2025
    Një ngasëse në Gjilan raportohet se duke e drejtuar veturën e saj, nuk është ndalë në pikë kontrolli të veturave dhe duke...
    Lajme21 Mars 2025
    Ish-presidenti Hashim Thaçi pas nderimit që ka bërë tek varri i babait të tij tashmë ka arritur në shtëpinë e tij në...
    Lajme21 Mars 2025
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë tha se e ka pritur me shqetësim të madh vendimin e Zyrës së Rregullatorit të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.