×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Tension mes dy shteteve, Izraeli mohon të ketë lidhje me shpërthimin në portin e Bejrutit

    FrontOnline
    05 Gusht 2020

    Izraeli mohon çdo përfshirje në shpërthimin e portit të Bejrutit që ndodhi diret pas rritjes së tensioneve midis Libanit dhe fqinjit të saj.

    Izraeli ka mohuar të ketë ndonjë lidhje me shpërthimin e madh në Beirut që ndodhi direkt pas rritjes së tensioneve midis tyre, duke shtuar se vendi ishte i gatshëm t’i japë ndihmë humanitare dhe mjekësore Libanit.

    Deri më tani ka 100 të vdekur dhe mbi 4,000 të plagosur. Zyrtarët janë shprehur se presin që numri i vdekjeve të rritet më tej pas shpërthimit të së martës, ndërsa puntorët e urgjencës po gërmojnë nëpër rrënoja për të shpëtuar sa më shumë njerëz dhe për të gjetur kufomat e qytetarëve.

    Ky ka qenë një nga shpërthimet më të fuqishëm që e kanë gditur Bejrutin, i cili tashmë po vuan nga një krizë ekonomike dhe një rritje e infeksioneve me Covid-19.

    Ministri i brendshëm i Libanit është shprehur se në port është gjetur një sasi e madhe eksplozivi i cili ishte ruajtur me vite. Izraeli, i cili ka qenë në luftë me Libanin, mohoi të ketë lidhje me këtë ngjarje, raporton Ora News.

    “Izraeli i është afruar Libanit përmes kanaleve të sigurisë ndërkombëtare dhe diplomatike dhe i ka ofruar qeverisë libaneze ndihmë mjekësore dhe humanitare”, tha një deklaratë me shkrim nga Ministri izraelit i Mbrojtjes Benny Gantz dhe Ministri i Jashtëm Gabi Ashkenazi.

    Irani Shiit, mbështetësi kryesor i partisë militante politike Hezbollah, gjithashtu ofroi mbështetje, ashtu si edhe rivalja rajonale e Teheranit Arabia Saudite, një fuqi udhëheqëse Suni.

    Shpërthimi ishte aq i madh sa disa banorë të qytetit, ku mbajnë kujtime nga lufta civile 1975 – 1990, menduan se po goditen nga një tërmet. Njerëz të panikosur, duke qarë dhe të plagosur ecnin nëpër rrugë duke kërkuar të afërmit.

    “Unë ju premtoj se kjo katastrofë nuk do të kalojë pa përgjegjësi.ta që janë përgjegjës do të paguajnë çmimin”, ka thënë për mediat kryeministri Hassan Diab kombit.

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dënoi aktet e dhunës gjatë protestës së sotme të opozitës përpara bashkisë së Tiranës. Në një postim...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Nga data 12 deri më 18 prill në vend janë raportuar 46 raste të reja me kollën e keqe, me rritje prej...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar mbi protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës, ku protestuesit hodhën molotov para derës së këtij...
    Të tjera
    Vip19 Prill 2024
    Reperi i njohur shqiptar Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, ka hedhur akuza të reja në drejtim të...
    Lajme19 Prill 2024
    Në përkujtim dhe nderim të shqiptarëve të vrarë e të masakruar nga forcat pushtuese serbe gjatë prillit 1999, Kryetari i Kuvendit të...
    Vip19 Prill 2024
    Skena e “Big Brother VIP Kosova 1” duket të mos i ketë mjaftuar për të shuar debatet mes konkurrentëve, pasi reperi i...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dënoi aktet e dhunës gjatë protestës së sotme të opozitës përpara bashkisë së Tiranës. Në një postim...
    Sport19 Prill 2024
    Pas Fabio Cannavaros, ditën e sotme në “Shtëpinë e Futbollit” si i ftuar special nga FSHF ka mbajtur një leksion për kursanët...
    Sport19 Prill 2024
    Rënia e Almerias nga elita e futbollit spanjoll, diçka që ka qenë e pritur për pjesën më të madhe të sezonit, duket...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.