×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Temperaturat në Arktik, qershori, më i nxehti i regjistruar

    FrontOnline
    07 Korrik 2020

    Temperaturat në Arktikun siberian arritën nivele rekord në qershor me disa zona ku termometri shkoi deri në 10 gradë Celsius.

    Shkencëtarët thonë se i nxehti ka ndihmuar zjarret në rajon duke rezultuar në çlirimin e paprecedentë të 59 milionë tonëve dioksid karboni. Moti i nxehtë në verë nuk është i pazakontë në qarkun arktik, por muajt e fundit janë parë temperatura si jo zakonisht të larta. Arktiku besohet se po ngrohet dy herë më shpejt se sa mesatarja globale.

    Carlo Buontempo, drejtor i programit të Bashkimit Evropian të vëzhgimit të Tokës, Copernicus, tha se tendenca është shumë shqetësuese. Shkencëtarët e Kopernikus thonë se rajoni ka parë një rritje mesatare të temperaturave prej 5 gradësh Celsius.. Kjo është më shumë se një gradë më e lartë se dy qershorët e tjerë më të nxehtë të regjistruar në 2018 dhe 2019, raporton TCh.

    Një qytet siberian, Verkhojansk, arriti një temperaturë prej 38 gradësh Celsius më 20 qershor, 18 gradë më e lartë se temperatura mesatare maksimale ditore për muajin. Ndërsa më herët këtë qershor, pjesë të Siberisë regjistruan temperaturën 30 gradë Celsius.

    Ndërkohë, rreth 246 zjarre, që mbulojnë një sipërfaqe prej më shumë se 1400 km katror, u regjistruan në rajon më 6 korrik.

    Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo vizitë në KEDS
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Dhjetor 2023
    Izraeli ende nuk e ka shkatërruar Hamasin, edhe pse është zotuar për këtë. Të paktën 5 mijë militantë të Hamasit janë vrarë,...
    Bota/Rajoni05 Dhjetor 2023
    Frika e përhapjes së sulmeve terroriste në Europë mbetet e lartë. Zyrtarja e BE-së Ylva Jahonsson ka theksuar se situata është shqetësuese...
    Bota/Rajoni05 Dhjetor 2023
    Bashkimi Evropian (BE) i ka kërkuar Bosnjë e Hercegovinës të bëjë më shumë reforma në mënyrë që të mundë t’i fillojë bisedimet...
    Të tjera
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Me moton “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave” në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë po protestohet në kërkim të drejtësisë për...
    Vip05 Dhjetor 2023
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Monika Salihu, ishte e ftuar në emisionin e pasdites në Klan Kosova, “Ora e Pasdites”. Gjatë intervistës, ajo...
    Ekonomi05 Dhjetor 2023
    Minatorët e Trepçës edhe pas grevës dhjetë ditëshe, po ankohen se marrëveshja që i dha fund grevës, nuk po zbatohet. Përveç shpalljes...
    Sport05 Dhjetor 2023
    Milan janë duke punuar për rikthimin e mbrojtësit Matteo Gabbia nga huazimi në afatin kalimtar të janarit. Gabbia ishte transferuar tek Villarreali...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Ish zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Mbrojtjes për Evropën dhe Politikën ndaj NATO-s, Jim Townsend, vlerëson se një nga zhgënjimet më të mëdha...
    Vip05 Dhjetor 2023
    Banorët e Big Brother VIP Kosova Edona dhe Adri kanë debatuar. Ajo është revoltuar shumë me Adrin. Në një moment i ka...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.