[wp-story]

Lajme

Temperatura të larta sot në Kosovë, mos u ekspozoni në diell

Temperatura të larta sot në Kosovë, mos u ekspozoni në diell
08:35 | 08 Gusht 2019

Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të qëndrueshme me origjinë nga Afrika e Veriut.

Kjo situatë meteorologjike do të mundësojë mot të kthjellët gjatë javës, përjashtuar ditën e enjte, ku rrëzë maleve do të paraqiten vranësira të herë pas hershme, kryesisht në mesditë dhe orët vijuese.

Temperaturat priten të shënojnë rritje, krahasuar me ditët e fundit, duke lëvizur ndërmjet 12-16 gradë minimalet dhe 32-35 gradë maksimalet.

Do të fryjë erë kryesisht nga lindja dhe verilindja e lehtë deri mesatare. Indeksi UV mbetet shumë i lartë, prandaj, kontakti me rrezet direkt të diellit nga ora 9-17 mundësisht të jetë sa më i kufizuar.

 

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera