×
  • Lajme
  • Lajme

    Temperatura në minus, ky është moti për këtë javë

    FrontOnline
    18 Janar 2021

    Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se gjatë kësaj jave vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.

    Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i qetë. Në mëngjes parashihen ngrica në gjithë territorin, më të theksuara rrugëve rreth maleve.

    Temperaturat maksimale gjatë javës pritet të shënojnë rritje duke krijuar kushte që vende -vende të krijohet mjegulla.

    Kjo situatë meteorologjike do të vazhdojë, por që gjatë pjesës së dytë të javës do të kemi ngritje graduale në fushat termike, duke bërë që merkuri në termometër ditën e premten të shënojë vlera nga 7-10 Gradë Celsius .

    Bora që vetëm tani ka mbuluar gjithë territorin e Republikës nga dita e enjte do të fillojë të shkrihet gradualisht.

    Mirëpo, gjatë ditës së premte parashihen masa të ngrohta të ajrit që vijnë nga pjesa jugperëndimore e vendit dhe do të kushtëzojnë kushte që mbi territorin tonë të vijnë vranësira të dendura me një shkallë të lartë të lagështisë dhe kjo situata do të mundësoj të kemi reshje shiu dhe bore.

    Temperaturat gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -10 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet -2 deri 10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi 1-6m/s.

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Kronika24 Prill 2024
    Në Qendrën Korrektuese në Dubravë është arrestuar e dyshuara femër pasi ka tentuar të fusë brenda burgut një sasi të substancës së...
    Lajme24 Prill 2024
    Komuna e Podujevës e cila drejtohet nga Shpejtim Bulliqi e ka shpërblyer me tender prej hiç më pakë se 413 mijë euro...
    Lajme24 Prill 2024
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë dhe Komuna e Hanit të Elezit kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi përmes së cilit palët janë dakorduar...
    Të tjera
    Sport24 Prill 2024
    Dallas Mavericks e ka mposhtur Los Angeles Clippers me rezultat të ngushtë 96-93 në kuadër të 1/8 së finales së playoff-it në...
    Sport24 Prill 2024
    Arsenali shënoi fitore të thellë ndaj Chelseat, me rezultat 5-0, në mbrëmjen e së hënës. Megjithatë, trajneri i të Kaltërve, Mauricio Pochettino...
    Kronika24 Prill 2024
    Është arrestuar një burrë ne Rahovec, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj gruas me të cilën bashkëjeton që...
    Lajme24 Prill 2024
    Lidhur deklaratën e Ramush Haradinajt për gatishmërinë e tij për koalicion, Betim Gjoshi nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës tha për...
    Kronika24 Prill 2024
    Të martën është arrestuar një person në Gjykatën Themelore, dega Fushë Kosovë. Ai i kishte fyer gjyqtarin, prokurorin dhe policët, dhe pas...
    Kronika24 Prill 2024
    Policia e Kosovës në raportin e fundit ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në gjithë Kosovën janë arrestuar 18 persona...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.