×
  • Lajme
  • Lajme

    Televizioni gjerman transmeton edhe në gjuhën serbe reportazhin për 1638 personat e zhdukur në Kosovë

    FrontOnline
    05 Dhjetor 2020

    Televizioni gjerman Deutsche Welle (Dw), i ka kushtuar një reportazh të gjatë viktimave të luftës së Kosovës dhe fatit të të zhdukurve për shkak të varrezës në Kizhevak të Serbisë. Ky televizion ka raportuar edhe në edicionin në gjuhën serbe, ku ka përshkruar problematikën e 1638 të zhdukurve, siç raporton DW.

    Pjesë e këtij reportazhi ka qenë edhe drejtori i Institutit të Mjeksësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu, shkruan FrontOnline.

    “Kemi dikur 300 mbetje mortore që ende nuk lidhen me familjet pasi ato refuzojnë të japin gjak pasi besojnë se familjarët e tyre mund të jenë të gjallë nëpër  burgjet private në Serbi”, thotë Arsim Gërxhaliu.

    Gazetari i këtij televizioni, Idro Seferi, ka vizituar edhe Ferdonije Qerkezin të njohur si nëna done.

    “Kjo grua nuk ka më fëmijë, por atë tërë Kosova e thërrasin nënë”, thuhet në raportin e DW në gjuhen serbe ku përshkruhet gjërë e gjatë vrasja e katër djemëve dhe burrit të Ferdonijes dhe fakti që tre prej tyre ende nuk janë gjetur.

    Në Qabrat, kjo media pershkruan mungesën e trupave në varrezat ekzistuese pasi shumë ende vazhdojnë të jenë të zhdukur.

    “Zbardhja e fatit të të gjithë të zhdukurve është edhe një zotim ndërkombëtare që e kanë marrë Serbia dhe Kosova në procesin e normalizimit të marrëdhënieve”, shkruan DW duke theksuar se megjithatë ky proces është tepër i ngadashëm për të mbyllur plagët e luftës./FrontOnline/

    Stresi thotë se Vivien s’ka fuqi pa Getinjon, pajtohet Lugati
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka dalë me një reagim pas zotimit të Qeverisë se rruga Kijevë-Zahaq...
    Ekonomi20 Prill 2024
    Kryeminsitri, Albin Kurti ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit se pasuri të paluajtshme e ka vetëm një banesë me sipërfaqe...
    Ekonomi20 Prill 2024
    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë. Në mesin e personave zyrtarë që kanë deklaruar pasurinë janë...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë se shoqëritë në Kosovë e Serbi s’bëjnë presion...
    Lajme20 Prill 2024
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet e dhunës në familje,...
    Lajme20 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë një personi i cili ishte aksidentuar të dielën me 14 prill në rrugën...
    Lajme20 Prill 2024
    Një nënë nga Prishtina ka raportuar në Polici se një burrë ia ka ngacmuar seksualisht vajzën e saj. Me vendim të prokurorit,...
    Lajme20 Prill 2024
    Një mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar nga ish-gruaja e tij. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njofton FrontOnline ish-bashkëshortja e...
    Lajme20 Prill 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, në një prononcim për Front Online ka kritikuar përfshirjen e Kryeministrit Albin Kurti...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.