×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Telekomi rrezikon sërish Arbitrazhin, nuk e zbaton një kontratë të nënshkruar

    FrontOnline
    13 Tetor 2021

    Feim Pulaj në vitin 2020 e bleu kompaninë “Advan Tech”.

    Krahas aksioneve, ai trashëgoi edhe një kontratë, të cilën biznesi në fjalë para se ky ta blente e kishte lidhur me Telekomin e Kosovës.

    Bëhet fjalë për një marrëveshje, sipas të cilës të dyja palët pajtoheshin të ofronin shërbime të përbashkëta kabllore, interneti e telefoni për 7 vjet.

    Ujdia që u nënshkrua më 6 dhjetor të 2019-s nuk u zbatua kurrë nga ana e Telekomit, ani pse në kopjen e siguruar nga “Front Online” thuhet se ajo hyn në fuqi pikërisht në ditën e nënshkrimit.

    “Advan Tech ka investu, janë investime milionëshe, janë blerë serverat, platformat, janë investu pajisje, por Telekomi nuk po na lëshon sinjalin, nuk po na përgjigjen, na injorojnë. Më 1 tetor e kanë shpall për të njëjtën kontratë që e kemi ne, Telekomi e kanë shpall me ja dhanë tjetërkujt”, theksoi Feim Pulaj, pronar i kompanisë “AdvanTech”.

    Për këtë veprim të fundit të Telekomit, biznesmeni shqiptar nga Zvicra Feim Pulaj i është drejtuar përmes një emaili me 8 tetor Burbuqe Hanës, drejtoreshë në këtë ndërmarrje publike dhe Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

    Nga to ka kërkuar që të heqin dorë nga shpallja e kontratës së re dhe ta zbatojnë këtë aktualen me kompaninë e tij.

    Ndryshe thotë se kontesti mes tyre do të zgjidhet në organet e drejtësisë.

    “Kjo na e hap rrugën me shku në Arbitrazh. Ne nuk jemi të interesuar të shkojmë në Arbitrazh. Jemi të interesuar me shku me punu. Kur e kam marre em ec përpara, me ec përpara Telekomi, jo me dëmtu atë”, u shpreh Pulaj.

    Front Online ka dy ditë që ka drejtuar pyetje në Telekom rreth moszbatueshmërisë së kësaj kontrate, por nuk ka marrë përgjigje.

    Modeli i kësaj marrëveshjeje komerciale është “share-revenue”.

    Ky model nënkupton ndarjen e të hyrave mes partnerëve.

    Në këtë rast 60 për qind të të hyrave nga shërbimet IPTV do t’i marrë kompania, 40 % Telekomi.

     

    Natën e Kurban Bajramit Petrol Company shpërndan 40 pako ushqimore për fëmijët jetim në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti pati sot një mëngjes pune në Fondacionin Bertelsmann me, siç tha, personalitete të rëndësishme e studiues, në mesin e...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka akuzuar mazhorancën në Kuvend se po manipulon me votat e deputetëve. Në seancën...
    Lajme25 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësi Arben Vitia i është përgjigjur pyetje të deputetëve në seancën e Kuvendit të Kosovës. Ministria Vitia ka thënë se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut sot mbajti mbledhje pas ankesës së të dyshuarit Aleksandar Gjorçevski, babai i Vanja Gjorçevskës, së vrarë...
    Kronika25 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sylejman Selimi dhe ish-pjesëtarit të UÇK-së...
    Ekonomi25 Prill 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se aktualisht janë 300 milionë euro shumë totale në formë të marrëveshjeve ndërkombëtare që sipas tij,...
    Lajme25 Prill 2024
    Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësuar në lidhje me deklarimet e fundit për ngacmimet seksuale në Universitetin Publik...
    Lajme25 Prill 2024
    Partia Socialdemokrate, ka mbajtur të enjten një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë në kundërshtim të faljes së borxheve kompanive për ambalazhim...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Sallagrazhdë të Suharekës, për të nderuar vepren e heroit të kombit, Fadil Vata. Përmes...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.