×
  • Lajme
  • Lajme

    Telekomi i Kosovës sqarohet për kontratën që nuk po e zbaton që 2 vite

    FrontOnline
    18 Tetor 2021

    Portali Front Online raportoi ditë më parë për një kontratë të lidhur mes “Advan Tech” dhe “Telekomit të Kosovës”.

    Bëhet fjalë për një marrëveshje, sipas të cilës të dyja palët pajtoheshin të ofronin shërbime të përbashkëta kabllore, interneti e telefoni për 7 vjet.

    Ujdia që u nënshkrua më 6 dhjetor të 2019-s nuk u zbatua kurrë nga ana e Telekomit, ani pse në kopjen e siguruar nga “Front Online” thuhet se ajo hyn në fuqi pikërisht në ditën e nënshkrimit.

    Telekomi rrezikon sërish Arbitrazhin, nuk e zbaton një kontratë të nënshkruar

    Lidhur me moszbatueshmërinë dhe problemimin e kësaj kontrate, ani pse të pyetur nga Front Online, Telekomi i Kosovës nuk kishte kthyer përgjigje për disa ditë. E ka bërë këtë tek pas publikimit të artikullit.

    Në përgjigjen e kësaj kompanie thuhet se Telekomi po e rishikon ligjshmërinë e kësaj kontrate.

    “Në këtë drejtim, u njoftojmë se rishikimi i plotë i aspektit ligjor dhe logjikës së kontratës me Advan Tech, e cila përfshinë edhe dëmet eventuale për Telekomin e Kosovës sh.a., tregon për probleme serioze të ligjshmërisë dhe mos-përputhjes me normat detyruese të raporteve komerciale të së njejtës. Në këtë drejtim, Telekomi i Kosovës sh.a. ka inicuar/është në proces të udhëheqjes së Procedurës Penale dhe mjeteve tjera ligjore”, thuhet në përgjigjen e TK-së për “Front Online”.

    Sipas asaj, që thotë kjo zyrë, deri në përfundimin e procedurave të tilla ligjore, nuk mund të ketë asnjë zbatim të kontratës së tillë.

    Po ashtu Telekomi bën me dije se ndonjë kontest eventual në këtë kontratë nuk është paraparë arbitrazhi ndërkombëtar dhe se çfarëdo kontesti apo mosmarrëveshje zgjidhet në gjykata vendore.

    Përgjigja e plotë e Telekomit:

    Për të kuptuar çështjen që ju e keni ngritur, ju njoftojmë se menaxhmenti i Telekomit të Kosovës sh.a, që nga muaji qershor 2021 me rikthimin e zonjës Burbuqe Hana si UD Kryeshefe Ekzekutive, ka filluar me vendosmëri të adresojë ligjshmërinë dhe të korrektojë të gjitha gjetjet të cilat janë evidencuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit dhe të Auditorit të Brendshëm në kompani. Në këtë proces, janë trajtuar, analizuar dhe rishqyrtuar të gjitha vendimet dhe kontratat në raport me ligjshmërinë e të njëjtave dhe dëmeve eventuale në raport me  Telekomin e Kosovës sh.a. Të gjitha aktivitetet mbikëqyren si dhe mbështeten edhe nga Bordi i Drejtorëve.

    I tërë procesi i rishikimit të ligjshmërisë së këtyre vendimeve dhe kontratave është duke u bërë në mënyrë objektive, të paanshme, profesionale dhe në përputhje me standardet ligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës. Ky rishikim i plotë, ndër të tjera, përfshinë edhe raportin në mes të Telekomit të Kosovës sh.a. dhe kompanisë Advan Tech nga Shqipëria. Për më tepër, Telekomi ka identifikuar dhe ka adresuar edhe shumë kontrata dhe vendime tjera të dyshuara për kriminalitet dhe dëmtim të Telekomit të Kosovës. Procedurat ligjore penale janë adresuar edhe në raport me menaxhmentin dhe zyrtarët përgjegjës të vetë Telekomit të Kosovës sh.a., kjo duke përfshirë Advan Tech dhe gjithashtu edhe të gjitha raportet tjera të dyshimta.

    Në këtë drejtim, u njoftojmë se rishikimi i plotë i aspektit ligjor dhe logjikës së kontratës me Advan Tech, e cila përfshinë edhe dëmet eventuale për Telekomin e Kosovës sh.a., tregon për probleme serioze të ligjshmërisë dhe mos-përputhjes me normat detyruese të raporteve komerciale të së njejtës. Në këtë drejtim, Telekomi i Kosovës sh.a. ka inicuar/është në proces të udhëheqjes së Procedurës Penale dhe mjeteve tjera ligjore.

    Deri në përfundimin e procedurave të tilla ligjore, nuk mund të ketë asnjë zbatim të kontratës së tillë.

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.