×
  • Lajme
  • Lajme

    Telefon të përgjuar e ndalim-takimesh me Gucatin, Haradinaj propozon kushte për lirim nga paraburgimi

    FrontOnline
    23 Dhjetor 2020

    Më së largu deri më 27 dhjetor, gjyqtari i procedurës paraprake, Nicollas Guillou pritet të vendos për zgjatjen apo ndërprerjen e paraburgimit për nënkryetarin e OVL-së, Nasim Haradinaj. Avokati i këtij të fundit, Toby Cadman, tanimë veç ka parashtruar kërkesën për lirimin e Gucatit. Kërkesa në fjalë përmbanë 16 faqe dhe 54 pika.

    Ndonëse u emërua si avokat i Nasim Haradinajt vetëm një orë para seancës së parë pas konfirmimit të aktakuzës, avokati Toby Cadman, ka arritur që të përmbledhë në 54 pika arsyet se pse sipas tij ndaj klientit që ai përfaqëson duhet të pushojë paraburgimi, shkruan lajmi.net.

    Cadman të premten që lamë pas kërkoi nga gjykatësi që të zgjatet afati për dërgimin e parashtresave që kanë të bëjnë me paraburgimin e Nasim Haradinajt. Kjo për faktin se Cadman u emërua rishtazi avokat i nënkryetarit të OVL-së. Sidoqoftë, gjykata e rrëzoi këtë kërkesë dhe në këtë formë atij i mbeti vetëm një ditë pune që të shkruaj parashtresat për Nasim Haradinajn.

    Në kërkesën e tij, avokati Cadman ka listuar kushtet me të cilat Nasim Haradinaj pajtohet që të bëhet lirimi i tij i përkohshëm nga paraburgimi. Aty sipas kërkesës përfshihet edhe kushti që Haradinajt t’i përgjohet telefoni dhe pajisjet tjera elektrike.

    Ndër të tjera, avokati thotë se Haradinaj pajtohet edhe që të mos takohet në asnjë formë me bashkë të akuzuarin, në këtë rast Hysni Gucatin.

    Kushti 1: Dorëzimi i Pasaportës dhe ndalimi për ta lëshuar Kosovën, përveç paraqitjeve të caktuara në Gjykatë.

    Kushti 2: Të banojë në adresën e tij permanente, dhe të mos kërkojë ndryshimin e saj.

    Kushti 3: Çdo pajisje e përdorur për komunikim, të jetë e lidhur dhe regjistruar me Prokurorinë e Specializuar.

    Kushti 4: Të raportojë në një stacion lokal policor në frekuenca të përcaktuara.

    Kushti 5: Të përmbahet nga kontakti me bashkë-të akuzuarin (Hysni Gucatin).

    Kushti 6: Marrja përsipër që ai mos të komunikojë me mediat, të kërkojë të publikojë informacione rreth tij apo ndonjë çështje tjetër që aktualisht është subjekt i gjykatës.

    Kësisoj, avokati i Nasim Haradinajt ka kërkuar që në lidhje me argumentimin e fakteve të parashtruara në kërkesë, për lirimin apo jo të klientit të tij, të mbahet një seancë dëgjimore.

    Një gjë të tillë tanimë e ka kërkuar edhe kryetari i OVL-s, Hysni Gucati.

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i ka bërë thirrje mw 16 prill Komitetit të Ministrave që ta pranojë Kosovën si pjesëtare...
    Lajme23 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka inicuar rast në drejtim të veprës penale “ngacmimi seksual” ndaj profesorit të Universitetit të...
    Lajme23 Prill 2024
    Nga Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsioni për FrontOnline është deklaruar deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, lidhur me raportin e DASHI-it....
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Dëshmitari Gazmend Zeqiraj, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuzuarve Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj, të cilët ngarkohen për vrasje...
    Lajme23 Prill 2024
    Pas publikimit të këtij raporti për Front Online e ka komentuar drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj. Miftaraj...
    Sport23 Prill 2024
    Ish-gjyqtari Eduardo Iturralde Gonzalez kishte lëshuar një deklaratë bombë, duke pohuar se 90 për qind e zyrtarëve të ndeshjes në Spanjë mbështesin...
    Lajme23 Prill 2024
    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, teksa ka folur për rëndësinë e paraqitjeve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka...
    Vip23 Prill 2024
    Reperi i njohur, Stresi duket se nuk e ka ndërmend të ndalet duke publikuar projekte muzikore. Pas këngës “Mos u dorëzo”, Stresi...
    Sport23 Prill 2024
    Xavi Hernandez raportohet se ka ndryshuar mendje sa i përket të ardhmes së tij. Sipas gazetarit të njohur nga “TV3”, Xavi Torres,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.