×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Teksasi heq masat kufizuese ndaj Covid-19, përfshirë detyrimin për përdorimin e maskës

    FrontOnline
    03 Mars 2021

    Guvernatori i Teksasit hoqi shumicën e kufizimeve shtetërore për frenimin e pandemisë së koronavirusit, duke lejuar bizneset të rihapen me kapacitet të plotë që nga java e ardhshme dhe duke u thënë banorëve se maskat nuk janë më të detyrueshme.

    Vendimi i guvernatorit Greg Abbott është masa më gjërë që një shtet amerikan ka ndërmarrë deri më tani për të hequr kufizimet e ashpra mbi bizneset dhe banorët të vendosura nga udhëheqësit politikë për t’i bërë ballë pandemisë së COVID-19.

    “Tani është koha për të hapur Teksasin 100%”, tha guvernatori Abbott në një konferencë shtypi për gazetarët. Heqja e plotë e mandateve do të hyjë në fuqi më 1 mars, tha ai.

    Urdhri i guvernatorit Abbott vjen ndërsa infeksionet me COVID-19 kanë rënë në javët e fundit në pjesën më të madhe të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

    Sipas të dhënave të agjencisë së lajmeve Reuters, rreth 68,240 raste të reja janë raportuar mesatarisht çdo ditë këtë javë, ose sa 27% e kulmit mesatar ditor të raportuar më 7 janar. Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar 28,681,793 infeksione dhe 513,721 vdekje të lidhura me koronavirus që nga fillimi i pandemisë./voa

    30% më shumë kilometra në Petrol Company nuk janë teori e thatë, por rezultate të prekshme, me çmime me të…
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një tërmet i fortë ka goditur mëngjesin e kësaj të premteje Turqinë. Mediat turke raportojnë se, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.6,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Izraeli ka kryer një sulm ndaj Iranit, raportuan mediat amerikane duke cituar zyrtarë qeveritarë amerikanë. Ky duket të jetë sulm hakmarrës pas...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Sulmuesi i Real Madrid, Vinicius Junior foli për mediet pas suksesit ndaj Manchester City-t në çerekfinalet e Champions League. Ai theksoi se...
    Sport19 Prill 2024
    Kanë përfunduar ndeshjet e dyta çerekfinaliste të Europa League, ku janë mësuar edhe skuadrat gjysëmfinaliste. Roma, Bayer Leverkusen, Marseille dhe Atalanta, janë...
    Sport19 Prill 2024
    Casemiro ka dhënë një përmbledhje për sezonin aktual, jetën e tij në Manchester dhe suksesin e Realit. Mesfushori brazilian ka thënë se...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Izraeli ka kryer një sulm ndaj Iranit, raportuan mediat amerikane duke cituar zyrtarë qeveritarë amerikanë. Ky duket të jetë sulm hakmarrës pas...
    Sport19 Prill 2024
    Ish-futbollisti kampion Bote i Italisë, Fabio Cannavaro, ishte i ftuar për të mbajtur një leksion të hapur në kursin e UEFA PRO,...
    Ekonomi19 Prill 2024
    840 mijë qytetarë kanë kaluar përmes aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ndërsa periudha e njëjtë e vitit të kaluar ka qenë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.