×
  • Lajme
  • Lajme

    Të shtunën nxehtë, të dielën mundësi edhe për shi

    FrontOnline
    20 Maj 2022

    Dita e parë e fundjavës na sjell mot mjaft të nxehtë dhe kryesisht me diell. Më pas nga dita e diel dhe të hënën po priten kushte edhe për zhvillime të reshjeve me bubullima, që ditën e hënën mund të jenë më të shtrira në vend, e gjithashtu temperatura pësojnë rënie të lehtë.

    Sipas Prishtina Weather, nga dita e martë po paraqitet një situatë e motit relativisht më stabil por edhe më të nxehtë dhe kryesisht me diell.

    Cilësia e ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira, derisa indeksi i rrezeve UV ditën e shtunë do të jetë më i lartë, ndaj edhe preferohet që orëve të mesditës të mos qëndrojmë gjatë në rreze të diellit.

    21.05 – Nxehtë dhe kryesisht me diell.

    22.05 – Vranësira e intervale me diell.  Në mëngjes mundësi për riga lokale shiu, e pasdite përreth viseve malore reshje lokale shiu me bubullima.

    23.05 – Vranësira e intervale me diell.  Vende-vende priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

    24.05 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.

    25.05 – Më nxehtë dhe kryesisht me diell.

    Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 10C e 14C, ndërsa maksimalet nga 30C të shtunën, zbresin në 25C ditën e hënë, e deri të mërkurën shënojnë rritje deri në 31C e 32C.

    Era frynë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 5-11m/s, e nga dita e hënë nga perëndimi e jugperëndimi.

    Shtypja atmosferike me një tendencë të rënies përreth vlerave normale.

    Falja e Fitër Bajramit në “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, festë me tekbire e ilahi
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor që duhet ta marrë kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, ku tha se sikur shqiptarët të...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë mbrojtur UÇK-në nga ndërhyrjet ruso-serbe...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Maqedoninë e Veriut është duke u bërë numërimi i votave, ku nga numërimet e para ka dalë që në nivel vendi,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.