Bota/Rajoni

Të sëmurit obez me koronavirus i vihet në ndihmë me vinç

Të sëmurit obez me koronavirus i vihet në ndihmë me vinç
11:26 | 03 Prill 2020

Zjarrfikësit në Londër përdorën një vinç për të nxjerrë nga banesa e tij një pacient obez, i cili dyshohet se është i prekur nga koronavirusi.

Punonjësit e zjarrfikëses të veshur me maska mbrojtëse me filtër, siç transmeton mapo, u fotografuan ndërsa nxirrnin pacientin obez nga kati i dytë ku banonte për t’ia dorëzuar më pas mjekëve që do i vinin në ndihmë.

Më pas zjarrfikësit i hoqën një pjesë të rrobave të tyre dhe i dërguan ato për t’u dezinfektuar. Operacioni i pazakontë për t’i ardhur në ndihmë pacientit zgjati për disa orë dhe për këtë arsye një pjesë e rrugës Uxbridge në kryeqytetin anglez u bllokua.

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera