×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    “Të paprekshmit” nga koronavirusi/ Cilët janë njerëzit me imunitet natyral?

    FrontOnline
    25 Janar 2021

    Pas një viti pandemie dhe miliona të infektuarve, mbeten akoma në hije rastet e atyre që duket se janë të paprekshëm nga virusi Sars Cov2.

    Valeria Fabbretti e Alessandro Antonini, një çift nga Terni por që jetojnë në Milano janë një shembull. Ai një vit më parë u sëmur por që mendonte se ishte një ftohje, ndërsa ajo i qëndronte pranë për t’u kujdesur për të, por pa u infektuar. Konfirmimi vjen disa muaj pas testit serologjik.

    Antonini rezulton pozitiv, Fabretti jo. Si mund të shpjegohet aftësia e disa individëve për t’i rezistuar infektimit?Është ende herët për ta thënë shkencërisht edhe pse shkencëtarët që po studiojnë këto raste, e kanë një ide tashmë.“Kur ka një pandemi, faktorët në lojë janë patogjeni, mikpritësi dhe ambienti ku zhvillohet infeksioni” shprehet Giuseppe Novelli, gjenetist i poliklinikës ‘Tor Vergata’ në Romë dhe president i Fondacionit Giovanni Lorenzini të Milanos. “Ne jemi përqendruar te e dyta që është thelbësore. Në muajt e parë të infeksionit kemi konstatuar që ka asimptomatikë, rastet mesatare dhe rastet e rënda. Por nëse virusi është i njëjti atëherë është e qartë se diferencën e bën mikpritësi. Kjo ndodh gjithnjë, me të gjitha infeksionet”shprehet ai.

    Një ekip shkencëtarësh të ‘Tor Vergata’, sëbashku me një grup prej më shumë se 250 laboratorësh në të gjithë botën janë koordinuar nga ‘Rockfeller University’ i New York dhe po provojnë të gjejnë shpjegimin.“Po studiojmë ADN e personave dhe të bëjmë lidhje statistikore në bazë të moshës dhe gjinisë. Jemi fokusuar fillimisht te të sëmurët rëndë dhe kemi zbuluar se ekziston një 10-12 % i rasteve që kanë një karakteristikë gjenetike të veçantë. Ata nuk arrijnë të prodhojnë molekulën e parë të mbrojtjes!Mbi bazën e kësaj eksperience kemi pyetur nëse ka diferenca gjenetike në ato që ne i kemi quajtur ‘rezistentë’, pra personat që kur bashkëjetojnë me një subjekt që është konfirmuar pozitiv, jo vetëm nuk sëmuren por as nuk infektohen fare.Ndikimin rëndues në infeksion e kanë një serë faktorësh risku. “Kemi gjetur së paku 50 gene që sot japin pak a shumë tendencën e sëmundjes. Por kjo nuk mjafton pasi që të konfirmohet shkencërisht, duhet edhe të provohet klinikisht.

    Duhet të shohim nëse këto gene kanë një peshë në këtë çështje” shprehet Novelli. Për të arritur në rezultate të saktë shkencore që shpjegojnë se pse disa njerëz janë të paprekshëm nga virusi, duhen bërë shumë studime, sidomos mbi ato që konsiderohen raste të veçanta, si ai i çiftit nga Terni. Novelli shpjegon se ka nisur një proces seleksionimi i këtyre rasteve me qëllim nxjerrjen e një përfundimi shkencor që do t’i shërbejë jo vetëm kësaj pandemie por edhe se ardhmes. Nuk është e lehtë që të kuptohet nëse ka njerëz që janë vërtet imunë ndaj virusit, duke u bazuar vetëm në një test për Covid-in. Sikurse nënvizon Roberto Luzzati, profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Triestes, “imuniteti nuk jepet vetëm nga antitrupat. Eksizton edhe imuniteti i ashtuquajtur qelizor”.  Për ta zbuluar është e nevojshme që të studiohen rruazat e gjakut.

    Top Channel

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Lifestyle23 Prill 2024
    Duart janë një barometër i mirëqenies sonë dhe ndryshimi më i vogël mund të nënkuptojë një problem serioz shëndetësor në pjesë të...
    Lifestyle23 Prill 2024
    Dashi Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që ju duhet për të çuar përpara projekte...
    Lifestyle22 Prill 2024
    Dashi Ekzistojnë mundësitë që kjo e sotmja të jetë një ditë irrituese për ju në orët e para të mëngjesit. Duhet të...
    Të tjera
    Lifestyle23 Prill 2024
    Dashi Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që ju duhet për të çuar përpara projekte...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se negociatorët e Hamasit kanë ndryshuar kërkesat në negociatat për pengjet. Gjithashtu thuhet se Hamasi ka ndryshuar...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, do të jetë sot nikoqir i ambasadorit të Britanisë së Madhe në Prishtinë, Jonathan Hargreaves. Aty...
    Lajme23 Prill 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot pritet mot i vranët dhe kryesisht me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin...
    Lajme23 Prill 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Seanca...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të hënën se serbët e Kosovës janë në presion prej Qeverisë së Serbisë, derisa presidenti...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.