×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Të paktën 100 mijë shqiptarë kanë humbur vendet e punës këtë vit

    FrontOnline
    05 Shtator 2020

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një postim në facebook thotë se të paktën 100 mijë shqiptarë kanë humbur vendin e punës për shkak se 32 mijë biznese janë mbyllur këtë vit.

    I bindur se kjo krizë e thellë që ka kapluar ekonominë dhe bizneset “nuk zgjidhet me propagandë e shfaqje të lodhura me regji qendrore”, Basha ka prezantuar edhe planin ekonomik që do të zbatojë, pas ardhjes në pushtet.

    “Me planin tonë ekonomik ne do të ulim taksat, taksa e sheshtë 9%, mbështetja për biznesin e vogël, moratoriumi për inspektoriatet dhe taksidarët dhe masa të tjera, do të çlirojnë biznesin nga ankthi dhe do të krijojnë mundësi për çdo shqiptar të punojë e jetojë me dinjitet në vendin e tij”, shkruan Basha.

    Deklarata e plotë:

    Të paktën 100 mijë shqiptarë kanë humbur vendin e punës për shkak se 32 mijë biznese janë mbyllur këtë vit.

    6 në 10 biznese të regjistruara në Shqipëri nuk kanë realizuar asnjë fitim pas heqjes së masave bllokuese sipas një studimi të Bankës Botërore, çka paralajmëron të tjera falimentime dhe mbyllje vendesh pune.

    Kjo krizë e thellë ekonomike nuk zgjidhet me propagandë e shfaqje të lodhura me regji qendrore, por me ndërhyrje emergjente.

    Por këtë nuk mund ta bëjë ai që në 7 vite ka rritur taksat dhe çmimet, dhe paratë e shqiptarëve i ka vjedhur e shpërdoruar me një grusht oligarkësh, përmes PPP-ve, koncesioneve dhe tenderave korruptivë.

    Vendi ka nevojë per ndryshim, për frymëmarrje dhe model të ri ekonomik që mund të arrihet vetëm përmes një qeverisje ndryshe.

    Me planin tonë ekonomik ne do të ulim taksat, taksa e sheshtë 9%, mbështetja për biznesin e vogël, moratoriumi për inspektoriatet dhe taksidarët dhe masa të tjera, do të çlirojnë biznesin nga ankthi dhe do të krijojnë mundësi për çdo shqiptar të punojë e jetojë me dinjitet në vendin e tij.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Studentë dhe qytetarë kanë mbërritur në Beograd që herët në mëngjes, në një protestë të madhe nën sloganin “15 për 15” që...
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, i ka vlerësuar si “të mira dhe produktive” bisedimet e zhvilluara me presidentin rus Vladimir Putin mbi...
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq mbrëmë iu drejtua publikut një ditë para protestës së madhe të paralajmëruar për sot në Beograd në lidhje...
    Të tjera
    Lajme14 Mars 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK’së, Nasim Haradinaj me anë të disa vargjeve ka kujtuar vizitën e djeshme të ish-presidentit Hashim Thaçi, ku vizitoi babanë...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Vlorë, ku një grua nën ndikimin e alkoolit e ka përplasur disa...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Presidenti francez Emmanuel Macron i ka bërë thirrje Rusisë që të pranojë propozimin e armëpushimit 30 ditor. Macron ka nënvizuar se ka...
    Sport14 Mars 2025
    Ka pasur shumë diskutime në Spanjë këtë javë pas penalltisë së anuluar të Julian Alvarez nga VAR-i në ndeshjen ndaj Real Madridit,...
    Lajme14 Mars 2025
    Me ftesë të ambasadës së Turqisë në Kosovë, kryeministri Albin Kurti, ishte i ftuar sonte në iftarin e shtruar nga ambasada turke...
    Lajme14 Mars 2025
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar përmes një postimi në 'Facebook' në lidhje me një postim të deputetes së LDK’së, Hykmete...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.