Lajme

Të moshuarit po hasin në vështirësi në aplikimin online për vaksinim

Të moshuarit po hasin në vështirësi në aplikimin online për vaksinim
13:24 | 16 Maj 2021

Në qendrën e vaksinimit në sallën ‘1 Tetori”, në Prishtinë, po vazhdon vaksinimi i qytetarëve të moshës mbi 65 vjeç. Vaksinimi kundër COVID-19 ka vazhduar për ata që janë regjistruar në platformën e-Kosova dhe sipas terminëve të caktuara nga Ministria e Shëndetësisë̈.

Qytetarët e Prishtinës ankohen për aplikimin online, pasi që shumë prej tyre nuk dinë se si funksionon ky proces. Kurse, një pjesë e madhe e qytetarëve ktheheshin prapë, pasi nuk kishin arritur me sukses aplikimin për vaksinim.

Nazmi Latifi nga Prishtina thotë se djali tij ka aplikuar, ndërsa ai nuk do të dinte dhe do të mbetej pa aplikuar.

Latifi: Nuk kisha ditë me apliku

“Për mua ka qenë vështirë se nuk kisha mundur me apliku dhe as nuk kisha ditë, veç djali ka apliku e dje na kanë thirr për sot, na kanë caktuar në 9:55, erdhëm e morëm pa pritë hiq”, tha ai.

Fatmir Hadri tha se djali i tij ka aplikuar për të dhe se ka pritur me qejf për t’u vaksinuar.

Hadri: Djali ka apliku në vend temin

“Me ju tregu të drejtën ka apliku djali jem në vend timin, ai më i ri kështu që ai ka apliku në vend timin…edhe më parë pata vendos si të bëhet puna do të vijë edhe pa probleme fare, shumë mirë kam kalu”, tha ai.

Riza Bllaca tregon për KosovaPress, se është kontaktuar nga ministria për orën se kur duhet të vijë për vaksinim. Ai procesin e vaksinimin e krahason me vendet e perëndimit.

Bllaca: Procesi i vaksinimin njësoj si në Zvicër

“Dje rreth orës 12 më ka thirre dikush në telefon edhe u prezentua nga ministria, më thanë që sot në orën 10: 30 të vijë të marrë vaksinën sot…procesi shkoj shumë mirë njësoj si në Zvicër, Gjermani, si në Slloveni…me padurim kam pritë do të thotë nuk kam pas asnjë hezitim me marrë vaksinën”, tha ai.

Ndërsa, Sami Ibishi u lë fajin partive politike për tollovinë e shkaktuar këto ditë në sallën “1 Tetori”.

Ibishi: Gjendja e shkëlqyeshme, pa tollovi

“Dita e parë ka qenë shokuese edhe fatkeqësi e madhe e këtyre partive që menjëherë evoluojnë edhe bëjnë probleme prej më të ndryshmeve, ja ku është sot gjendja e shkëlqyeshme, as s’ka tollovi”, tha ai.

Xhevdet Rusinovci tha se ai ka kryer aplikimin për prindërit e tij, pasi shton se të moshuarit do të kenë vështirësi më ketë formë të aplikimit për vaksinim.

Rusinovci: Pa ndihmën e të rinjve të moshuarit e kanë vështirë aplikimin

“Unë në fakt e kom kry aplikimin për prindërit e mi dhe mendoj që në këtë fazë në këtë periudhë që po jetojmë gjeneratat më të vjetra vërtet mund të kenë vështirësi në aplikim por me ndihmën e familjarëve me të rijnë, gjeneratave më të reja kjo mund të plotësohet”, tha ai.

Gjatë dy ditëve të fundit janë̈ vaksinuar 7.742 qytetarë me vaksinën kundër COVID-19, dhe numri i përgjithshëm i qytetarëvë të vaksinuar deri më tani është̈ 39.321.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Shëndetësisë pritet të krijohen mundësi të tjera shtesë për regjistrimin e të gjithë̈ qytetarëvë që duhet të vaksinohen.

Cilësi, gatim dhe shpërblim

Të tjera