[wp-story]

Front TV

Të mërkurën seanca për votimin e Qeverisë “Hoti”

Të mërkurën seanca për votimin e Qeverisë “Hoti”
15:44 | 01 Qershor 2020

Të mërkurën në orën 11:00, pritet të mbahet seanca për votimin e Qeverisë “Hoti”, raporton Front Online.

Këtë e ka konfirmuar, Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, pas dorëzimit të kërkesës për seancë.

“Pas marrjes së aktgjykimit të Gjykatës, në emër të LDK-së dhe deputetëve nënshkrues kam dorëzuar kërkesën për seancë për ditën e mërkurë në ora 11:00 me një pikë të vetme të rendit të ditës. Presim që ditën e mërkurë të kemi qeverinë e re. I kemi votat për formimin e Qeverisë. Do të jenë diku 64 vota ”, tha Gashi, raporton Front Online.

Ky hap vjen pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, që i dha të drejtë dekretit të Thaçit për mandatimin e Avdullah Hotit për Kryeministër./Front Online/

 

Direkt: Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, dorëzon kërkesën për seancë për votimin e Qeverisë

Direkt: Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, dorëzon kërkesën për seancë për votimin e Qeverisë

Δημοσιεύτηκε από Front Online στις Δευτέρα, 1 Ιουνίου 2020

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera