×
  • Lajme
  • Lajme

    Të mërkurën, konferenca statusore për Gucatin dhe Haradinajn

    FrontOnline
    23 Shkurt 2021

    Më 24 shkurt në Hagë, duke filluar nga ora 11:00, do të mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes së rastit ndaj krerëve të veteranëve të luftës së UÇK-së Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.Më 11 dhjetor 2020, Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës konfirmoi aktakuzën e parashtruar më 30 tetor 2020 nga Prokurori i Specializuar kundër Gucatit dhe Haradinajt.

    Këta të fundit akuzohen për “vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës”.

    Në seancën që u zhvillua më 19 dhjetor në Hagë, Hysni Gucati u deklarua i pafajshëm para Dhomave të Specializuara. Gucati tha se ai dhe bashkëluftëtarët e tij kanë luftuar për liri dhe në mbrojtje të atdheut. I pafajshëm është deklaruar edhe Haradinaj.Më 25 shtator 2020, Gucati dhe Haradinaj u arrestuan si të dyshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e EULEX-it dhe policisë së Kosovës dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Me konfirmimin e aktakuzës, Gucati dhe Haradinaj kanë statusin e të akuzuarve para Dhomave të Specializuara të Kosovës.

    Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL) të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka dërguar në Gjykatën e Apelit vazhdimin e paraburgimit të tij nga Dhomat e Specializuara.Më 24 dhjetor 2020, gjykatësi i procedurës paraprake vendosi që t’i vazhdohet paraburgimi Haradinajt dhe mohoi kërkesën e tij për një seancë dëgjimore për këtë çështje.Më 5 janar Haradinaj ka apeluar ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit, por Paneli i Gjykatës së Apelit pranë Dhomave të Specializuara ka refuzuar apelin e Nasim Haradinaj kundër vendimit për mbajtjen e tij të mëtejshme në paraburgim.Kalendarin e plotë të Speciales e gjeni këtu.

    KEDS: Erërat dhe reshjet e borës shkaktojnë dëme në rrjetin elektrik, disa zona mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme15 Prill 2024
    Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, ka kërkuar mendimin e qytetarëve nëse kjo parti kontribuon në parlamentarizëm në Kuvendin e Kosovës. “PSD do...
    Lajme15 Prill 2024
    Komiteti për Barazi dhe Mos diskriminim, ka diskutuar raportin për aplikimin e Kosovës në Asamblenë Parlamentarë të Këshillit të Evropës. Po ashtu,...
    Lajme15 Prill 2024
    Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv ka treguar se ka mbetur në Tel Aviv në pamundësi për të udhëtuar në Kosovë...
    Të tjera
    Lajme15 Prill 2024
    Drejtori i Policisë së Kosovës, ka thënë se ka rrezik e kërcënim ende në veri, meqenëse grupi terrorist i Radoiçiq vazhdon të...
    Bota/Rajoni15 Prill 2024
    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla njoftoi te enjten se grupi parlamentar demokrat kishte vendosur të anulojë te gjithë masat disiplinore,...
    Lajme15 Prill 2024
    Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, u ka bërë thirrje të gjithë figurave publike shqiptare me ndikim nëpër botë, që të lobojnë për...
    Lajme15 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti sot në takim zëvendësdrejtorin Menaxhues për Evropë të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm...
    Lajme15 Prill 2024
    Misioni i KFOR-it dhe misioni i EULEX-it do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët më 16 prill 2024. Siç njoftojnë nga KFOR-i,...
    Lajme15 Prill 2024
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, një ditë para mbledhjes së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.